Cila është diferenca ideale e partnerëve për të pasur një martesë të lumtur?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një bashkëshort i ri dhe tërheqës nuk mund të të bëjë të lumtur gjatë gjithë jetës, sipas një studimi të ri.

Një studim i ri ka zbuluar se sa më e madhe të jetë diferenca mes një çifti, aq më shumë shtohen problemet e një martese të lumtur, ndërsa ato çifte që kanë diferencë të vogë, kanë gjasa për të qenë të lumtur për një kohë të gjatë.

“Kënaqësia martesore bie më shpejt me kalimin e kohës, si për burrat, ashtu edhe për gratë që kanë diferenca të mëdha në moshë me bashkëshortët e tyre, në krahasim me ata që kanë diferenca më të vogla”, tha për “Fatherly” një bashkautor i studimit, Terra McKinnish, profesor i ekonomisë në CU Boulder. “Kjo rënie e kënaqësisë fshin nivelet fillestare më të larta të kënaqësisë në fillim të martesës për burrat dhe gratë me bashkëshortë më të rinj”, transmeton class.

Për më tepër, studimet paraprake sugjerojnë se dëshira për një partner shumë më të ri është kryesisht një gjë djaloshare. Në 2001-shin, për shembull, punonjësit socialë holandezë pyetën burra dhe gra në vitet 20, 30, 40, 50 dhe 60 të tyre, se çfarë konsideronin ata moshën ideale për një partner afatgjatë. Të dyja gjinitë, preferuan bashkëshortë të përshtatshëm për moshën, por burrat, siç pritej, preferonin partnere më të reja kur bëhet fjalë për histori të shkurtra.

Për këtë studim, McKinnish analizoi për 13 vjet 8,682 familje në Australi. Rezultoi se burrat dhe gratë me partnerë të rinj ishin më të kënaqur me martesat e tyre në fillim, burrat dhe gratë me bashkëshortët më të vjetër ishin më pak të kënaqur. Fatkeqësisht, këta burra dhe gra të kënaqur me bashkëshortë më të rinj nuk kanë ku të shkojnë, por poshtë. Pasi martesat e tyre arrinin diferencën nga gjashtë deri në 10-vjeçare, boshllëqet më të mëdha në moshë panë një rënie shumë të mprehtë të kënaqësisë, veçanërisht kur kishte probleme parash.

Lexo edhe :  “E paska zënë”, modelja shqiptare i përgjigjet ndjekësit për raportin me Butrint Imerin

Sa i përket diferencës ideale të moshës për lumturinë martesore, Lee dhe McKinnish janë të pasigurt. Një studim i mëparshëm tregon se “pika e ëmbël” mund të jetë rreth një vit. Çiftet me një vit diferencë mes tyre kishin një shans prej 3 për qind për ndarje, krahasuar me 18 për qind për çiftet që kanë një diferencë 5 vjet, 39 për qind për çiftet që kanë një diferencë me 10 vjet dhe 95 për qind për çiftet që kanë 20 vjet diferencë./E.Ç

Të fundit

Hakerët “ndërpresin mbledhjen e këshillit gjerman”, transmetojnë një video pornografike

Një takim i këshillit lokal në Bodensee të Gjermanisë u ndërpre këtë javë kur hakerat morën kontrollin e transmetimit...

Si ta mbani djersën nën kontroll gjatë ditëve të nxehta të verës

Nxehtësia është sfiduese, por djersitja nuk është armiku juaj, përkundrazi, është një funksion vital i trupit Djersitja është një proces i natyrshëm dhe jetik për...

Trump paralajmëron Tajlandën e Kamboxhian: S’ka marrëveshje tregtare nëse ka luftë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka telefonuar udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias për t’i nxitur të ndalin konfliktin kufitar që ka shpërthyer...

Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave politike dhe zgjedhore në vendet...

Situata del jashtë kontrollit edhe në Piqeras, zjarri përparon drejt banesave

Një vatër zjarri ka dalë jashtë kontrollit në fshatin bregdetar të Piqerasit, duke shkaktuar alarm mes banorëve dhe bizneseve në zonë. Flakët, që po përhapen...

Lajme të tjera

Web TV