Sot shënohen 20 vite nga themelimi i “Facebook”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot bëhen 20 vite nga themelimi i gjigandit teknologjik “Facebook”. Si sot 20 vite më parë, në 4 shkurt u themelua “Facebook” nga Mark Zuckerberg dhe 4 shokët e tij të dhomës, Eduardo Saverin, Andreë Mccollum, Dustin Moskovitz dhe Chris Hughes, të cilët studionin në Harvard.

Njëzet vjet pas krijimit të saj, gjigandi i mediave sociale Facebook vazhdon të tregojë fuqi të madhe duke “mundur” konkurrentët e hershëm si MySpace dhe Friendster dhe vendosi një terren të veçantë në mediat sociale.

Facebook ka më shumë se 2 miliardë përdorues aktivë të përditshëm dhe ka ruajtur një rëndësi të madhe, duke zënë shpesh skenën qendrore në shumë nga debatet kulturore dhe politike.

Në vitin 2004, Facebook ishte një faqe vetëm në Harvard. Gjatë muajve dhe viteve të ardhshme, faqja u zgjerua, duke lejuar fillimisht studentët nga kolegjet dhe universitetet e tjera të regjistroheshin, më pas shkollat e mesme dhe profesionistët.

Deri në vitin 2006, ku platforma filloi të shpërndahej dhe nisën shumë njerëz të hapnin profilet e tyre. “Facebook” u pa si një kanal komunikimi mes familjarëve, miqve, si dhe për të ndarë me ta momente nga jeta e tyre, apo për të dhënë opinionin e tyre për çështje të ndryshme.

Emri “Facebook” vjen nga një togfjalësh të një libri me të dhënash udhëzuese  nga lëndët mësimore me të cilin pajisen studentët në disa universitete amerikane. Në vitin 2012, Facebook u vlerësua si një kompani biznesi me vlerë prej 104 miliardë dollarësh./   S.M

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV