ARRSH jep njoftimin e rëndësishëm/ Devijohet trafiku në Rinas

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se për shkak të punimeve që po kryhen në projektin “Rikonstruksioni i linjës hekurudhore Durrës-Tiranë Terminali Publik i Transportit (TPT) dhe i linjës së re hekurudhore për në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit (ANR)”, do të bëhet devijimi i Trafikut Rrugor në rrugën e vjetër të Durrësit, pranë nënstacionit të vjetër Rrashbull.

Për të mos bllokuar qarkullimin e mjeteve, teksa do të punohet në korsinë e majtë do të lihet korsia e djathtë e lirë dhe anasjelltas.

Punimet do të zgjasin 8 ditë, fillojnë ditën e martë, datë 06.02.2024-14.02.2024, dhe do të shoqërohen me sinjalistikën përkatëse sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut.

Kompania zbatuese në bashkëpunim me ARRSH dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut./ S.M

ARRSH jep njoftimin e rëndësishëm/ Devijohet trafiku në