Marrëveshja Rama-Meloni, kryetarja e Kushtetueses Zaçaj zbulon informacione të reja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj ka folur në lidhje me marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët, së cilës më 29 janar Kushtetuesja i dha dritën jeshile.

Zaçaj tha se shteti shqiptar vijon të ketë juridiksion mbi këtë zonë.

“Vendimi është duke u punuar. Do i përmbahem deklaratës për shtyp. Gjykata tha me bindje se shteti shqiptar vijon të ketë juridiksion. Thamë që përgjegjësia e shtetit shqiptar vazhdon të mbetet, nuk mohuam përgjegjësinë e shtetit shqiptar lidhur me këto zona, e pamë juridiksionin e shtetit italian në funksion të detyrimeve që ka shteti italian në bazë të se drejtës ndërkombëtare. Ajo që ne thamë në kuptimin e juridiksionit të dyfishtë apo ekstraterritorial që lind, ne këtë e pranuam si një gjë faktike që ndodh, marrëveshja futet në hiearkinë e normave. Është e vendosur në një rang hierarkik nga vetë Kushtetuta.

Konventa europiane e të drejtave të njeriut është në nivel kushtetues. Në këtë kuadër juridiksioni që vjen nga Kushtetuta, vijon të mbetet dhe nuk vihet në diskutim”, tha Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese./e.t

Të fundit

Prokurorët e SPAK zbarkojnë në 12 qarqet, shoqërohen nga agjentët e BKH

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, në 12 qarqet e vendit kanë zbarkuar prokurorët e Prokurorisë...

Fillon Etapa e Dytë e ‘Giro d’Italia’, Rama valëvit flamurin e nisjes me Zahon

'Giro d'Italia' vijon të shtunën e 10 majit me Etapën e Dytë në Tiranë për edicionin e 108-të të këtij eventi. Ka qenë kryeministri...

Kancelari gjerman: Trump po e humbet durimin me Putinin

Kancelari gjerman Friedrich Merz në një intervistë me BILD, deklaroi se SHBA-të dhe personalisht Presidenti Donald Trump po e humbasin durimin me diktatorin rus...

Qarku Vlorë, OSBE/ODIHR angazhon 5 grupe për vëzhgimin e procesit zgjedhor

Pak orë përpara shpërndarjes së materialeve zgjedhore në qytetin e Vlorës, 5 grupe të krijuara nga përfaqësues të OSCE/ODIHR kanë nisur vëzhgimin e KZAZ-ve...

Prrenjas/ Refuzoi varrosjen e 63-vjeçares nga komuniteti egjiptian, kallëzohet kryeplaku

Kryeplaku i fshatit Katjel, Enver Muça, në njësinë administrative Rrjacë është kallëzuar në polici pasi një familje nga komuniteti egjiptian nuk iu lejua që...

Lajme të tjera

Web TV