4 suplementet dhe vitaminat që duhet të marrin gratë çdo ditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka kaq shumë diskutime dhe studime për suplementet e duhura që duhet të merren çdo ditë, për forcimin e imunitetit, për shëndet të mirë të kockave dhe një organizëm më të shëndetshëm. Me kaq shumë opsione në qarkullim, shpesh është e vështirë që të zgjedhësh vitaminat e duhura, që nuk duhet të zëvendësojnë dietën e shëndetshme dhe të ekuilibruar ushqimore, por thjesht të jenë shtesë.

“Suplementet e duhura duhet të jenë specifike për simptomat tuaja, për çdo mjekim apo fazë të jetës që jeni,” thotë dietologia Becca Meadows.
ADVERTISING

Është e kuptueshme që nëse jeni të shqetësuara ose të pasigurta se çfarë të merrni, është gjithmonë një ide e mirë të konsultoheni me mjekun për vitaminat e duhura që ju duhen.

-Magnezi

Aftësia e këtij suplementi për të ndikuar në çështjet e gjumit dhe stresit, te funksioni i muskujve dhe lëvizjet e zorrëve, e rendisin magnezin në krye të listës së vitaminave që rekomandohen. Ruajtja e niveleve të magnezit është e rëndësishme si për burrat dhe për gratë, por sidomos për ndryshimet fizike dhe emocionale që përjetojnë gratë me shtatzëninë apo menopauzën. Ekspertët besojnë se magnezi ka një efekt pozitiv për gjumin, sepse ndërvepron me disa neurotransmetues për të ulur nivelet e kortizolit dhe rritur melatoninën, duke e sinjalizuar trupit se është koha për të fjetur.

-Omega 3 anti-inflamatore

Kur bëhet fjalë për mbështetjen e shëndetit të përgjithshëm, acidet yndyrore omega-3 janë ato që i duhen çdo gruaje për të përmirësuar funksionin njohës dhe humorin e mirë. Ky suplement ka veçanërisht ndikim në shëndetin e grave, si shqetësimet menstruale, ndjeshmërinë e gjoksit dhe reduktimin e inflamacionit. Kjo do të thotë se marrja e këtij suplementi është jetik për lehtësimin e simptomave të artritit reumatoid, të cilin gratë kanë dy herë më shumë gjasa ta vuajnë.

Lexo edhe :  Shkencëtarët nisin epokën e re/ ADN-ja njerëzore po krijohet në laborator

– Vitamina D

Vitamina D mbështet disa funksione duke përfshirë rregullimin e humorit, kontrollin e sheqerit në gjak, shëndetin e tiroides dhe ekuilibrin e hormoneve seksuale femërore. Megjithëse e dimë rëndësinë e vitaminës D për rregullimin e kalciumit dhe fosfatit që forcojnë kockat në trup, mungesa e diellit gjatë muajve të vjeshtës dhe dimrit do të thotë se shumica prej nesh kanë mangësi të kësaj vitamine. Plotësimi i niveleve të vitaminës D me suplemente mund të ndihmojë.

-Multivitamina me shumë funksione

Një multivitaminë e mirë është ajo e zgjedhur me kujdes. Gratë kanë nevojë për lëndë ushqyese të ndryshme nga burrat, madje dhe në sasi të ndryshme, kështu që kërkoni diçka të formuluar posaçërisht për gratë. Është thelbësore të siguroheni që vitaminat e përfshira janë në formën e duhur që trupi t’i përthith në mënyrë efektive. Nëse në etiketën e paketimit shihni të shkruar “methylfolate” ose “methylcobalamin”, dijeni që këto janë element të vitaminës B janë thelbësore për reduktimin e stresit dhe shtimin e energjisë. Kështu duhet të veproni për çdo suplement të mundshëm./E.Ç

Të fundit

A janë gati shqiptarët për një plazh nudo?

Në një kohë kur shumë turistë të huaj zgjedhin Shqipërinë për pushime dhe shpesh nuk e kanë problem të...

“Rama nuk e donte këtë fitore më 11 maj, ju tregoj arsyen”

Ish-kandidati i partisë ‘Koalicioni Euroatlantik’, Shemsi Prençi, është shprehur se në 11 maj qeveria e kryeministrit Edi Rama kreu një masakër zgjedhore, e cila...

Rama bën për ‘ujë të ftohtë’ strukturat e qeverisjes vendore/ Keni qasje skandaloze!

Kryeministri Rama në dialogun për 'Bujqësinë dhe Zhvillimin rural' u ndal dhe tek problemet me blegtorinë. Ai kritikoi institucionet e qeverisjes vendore duke i...

3 yje në shitje, Barcelona gjeneron 140 mln euro

Nevoja për të gjeneruar të ardhura për të qenë në rregull me ligjet e fair-playit financiar dhe dëshirën për t'u përforcuar në pozicionet ku...

Rama ultimatum bankave të nivelit të dytë/ Interesi i kredive do jetë deri në 2 përqind

Kryeministri Rama ka dhënë një mesazh dhe për bankat e nivelit të dytë lidhur me kredinë për bujqësinë. Ai theksoi se interesi duhet të...

Lajme të tjera

Web TV