Financimi i projekteve/ Mete takon drejtues të institucioneve financiare italiane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Financave, Ervin Mete u takua ditën e sotme me drejtorin ekzekutiv të Bankës Shtetërore Italiane “Cassa Depositi e Prestiti” (CDP), Dario Scannapieco, kryetarin e SIMEST SpA, Pasquale Salzano dhe delegacionin që i shoqëronte.

Ministri Mete vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira ekonomike dhe tregtare mes Shqipërisë dhe Italisë, si edhe shprehu angazhimin për thellimin e mëtejshëm. Ministri theksoi se Shqipëria ofron mundësi për investime në sektorë si energjia, infrastruktura dhe turizmi.

Mete shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin me qeverinë italiane përmes përfshirjes më të gjerë të dy institucioneve financiare, CDP dhe SIMEST, përmes njohjes formale si institucione financiare për zhvillim.

Drejtori ekzekutiv i “Cassa Depositi e Prestiti”, Scannapieco vlerësoi progresin e bërë nga vendi ynë në procesin e reformave dhe përmirësimit të klimës së biznesit. Gjithashtu, ai shprehu gatishmërinë për të ndihmuar në krijimin e një institucioni financiar në Shqipëri, të ngjashëm me modelin e CDP-së.

Palët ranë dakord të thellojnë bashkëpunimin në funksion të mundësive të financimit, projekteve të asistencës teknike, promovimit të zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si edhe mbështetjes për ndërmarrjet që investojnë në Itali dhe Shqipëri.

CDP është shoqëri tregtare me aksionar kryesor Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave të Italisë dhe përfaqëson institucionin më të madh financiar të zhvillimit të shtetit italian, ndërsa SIMEST është institucion financiar në pronësi të CDP, me fokus kryesor mbështetjen dhe promovimin e ndërmarrjeve italiane jashtë vendit./   S.M

Të fundit

Dosja “Partizani”/ GJKKO refuzon kërkesën e Berishës për përjashtimin e trupës gjykuese

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka rrëzuar kërkesën e paraqitur nga avokatët e ish-kryeministrit Sali...

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 34 vatra, 17 ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 34 vatra zjarri nga të cilat 17 janë ende aktive, 6 janë nën monitorim dhe 11 janë...

Shkencëtarët kinezë krijojnë bletën e parë robotike, një “spiune” që do të përdoret për…

Shkencëtarët në Institutin e Teknologjisë të Pekinit vendosën një kontrollues në trurin e bletëve për t’i shndërruar me sukses për herë të parë në...

Trefishohet numri i pensionistëve italianë/ Shqipëria destinacioni i preferuar

Emigracioni i pensionistëve italianë gjatë viteve të fundit po bëhet gjithnjë e më i dukshëm si trend, me Shqipërinë që po shfaqet si një...

Hyri për të vjedhur një banesë, policia arreston në flagrancë 43-vjeçarin në Lushnjë

Policia e Lushnjës ka parandaluar vjedhjen e dytë në banesë gjatë 24 orëve të fundit, duke vënë në pranga një 43-vjeçar. Pas njoftimit se...

Lajme të tjera

Web TV