U siguronte “shtëpitë e barit”/ Dënohet aleati i shqiptarëve në Britani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një qytetar britanik, pronar i disa ndërtesave të ndryshme që i lejoi të përdoreshin si “shtëpi bari” është dënuar në Mbretërinë e Bashkuar. Mediat shkruajnë se Jeremy Southgate lejoi një bandë kriminale shqiptare që të merrte shtëpitë e tij në Hull, ku u drejtuan gjithsej 17 “shtëpi bari” me vlerë miliona Paund.

Southgate i blinte pronat lirë në ankand dhe më pas nisi një agjenci false për qiradhënie që t’i menaxhonte ato. Në gjykatë u zbulua se 63-vjeçari, baba i dy fëmijëve, kishte të ardhura të mëdha legjitime, por kishte marrë me mashtrim dy hua për rikthimin e Covid duke mbivlerësuar të ardhurat e tij aktuale nga qiraja për ta ndihmuar në financimin e skemës që kishte në mendje.

Gjithnjë sipas mediave, ai nisi të bashkëpunonte me shqiptarët që nga Shtatori i vitit 2019. Në të gjitha rastet e ngritjes së “shtëpive të barit”, energjia vidhej.

“Këto ishin pronat e tij. Ai përdori një biznes legjitim si kamuflazh. Qiraxhinjtë fantazmë ishin regjistruar si banues në shtëpitë ku kultivohej kanabis”, tha prokurori i çështjes, Rupert Doswell.

Si pasojë e këtij operacioni kaq të madh janë prodhuar gjithsej rreth 911 kilogramë kanabis, duke përfituar më shumë se 11 milionë Paund në vit për bandën. Gjatë një kontrolli në një anije të zotëruar nga Southgate, policia gjeti mbi 300 mijë Paund cash dhe dokumente të falsifikuara identiteti.

Avokati mbrojtës i anglezit tha se Southgate kishte rol të kufizuar për të garantuar ndërtesat. Megjithatë, ai u shpall fajtor për prodhim të drogave të klasit B, pastrim parash dhe mashtrim. Kështu që mori një dënim prej 11 vitesh në burg.

“Ishe i përfshirë në mënyrë aktive”, i tha gjykatësi.

Lexo edhe :  Flakët dalin jashtë kontrollit, Franca përballet me zjarret më të mëdha në 75 vjet

Por bashkë me Southgate u dënuan edhe disa shqiptarë si të përfshirë në këtë ngjarje. E Mrishaj i dënua me 5 vjet e gjysmë burg, D. Mrishaj dhe E. Rrushi u dënuan me 3 vite dhe F. Kasaj me 7 vite.

/O.S

 

Të fundit

“Do e shkruajmë se s’bën kapitullin e fundit të betejës me ndërtimet pa leje!”

Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e së hënës, ka postuar në Facebook videon e shembjes së një godine pa leje...

Temperatura deri në 42 gradë, parashikimi i motit për sot

Vendi ynë këtë të hënë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me...

Tërmeti 6.1 ballë, shkundi Turqinë, viktima e të plgosur

Një tërmet me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter goditi të dielën provincën perëndimore të Balıkesir, duke shkaktuar një viktimë dhe 29 të plagosur, njoftuan...

Ndahet nga jeta vajza e ish-kryeministrit grek, 34-vjeçarja pësoi arrest kardiak

Asnjë lajm nuk mund ta kishte habitur dhe tronditur më shumë publikun grek sesa vdekja e Lena Samaras , një e re, një gruaje...

Presidentja e Meksikës kundër Trump: Nuk do të lejojmë në Meksikë ushtrinë amerikane

Meksika ka deklaruar se nuk do të lejojë që Shtetet e Bashkuara të hyjnë në territorin e saj, pas lajmeve se presidenti Trump kishte...

Lajme të tjera

Web TV