Baba në moshën 80-vjeçare, Robert De Niro ndan foton e ëmbël me vajzën e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori i njohur Robert De Niro kohët e fundit po tregon lidhjen e tij të ëmbël me vajzën e tij 10 muajshe të quajtur Gia. Në një foto të re ylli 80-vjecar i “Goodfellas” mund të shihet duke përqafuar foshnjën në prehrin e tij, ndërsa ai mbështet butësisht faqen e tij në kokën e saj.

“Ajo është një fëmijë kaq i adhurueshëm. Kaq e ëmbël,” tha De Niro në një intervistë me People të botuar të mërkurën.

Aktori gjithashtu qeshi për dinamikën e pazakontë brenda familjes së tij pasi mirëpriti fëmijën e tij të shtatë në moshën 79-vjeçare. Përveç Gias të cilën ai e priti në pranverën e vitit 2023 me të dashurën Tiffany Chen De Niro, është gjithashtu baba i: Drena,Raphael, binjakët Julian dhe Aaron, Elliot, dhe Helen. Muajin e kaluar, fituesi i Oscarit u emocionua duke folur për personin më të ri të familjes gjatë një interviste me AARP.

“Gjithçka që më shqetëson thjesht largohet kur e shikoj atë”, tha ai. “Është e mrekullueshme.”

De Niro dhe Chen u lidhën për herë të parë në vitin 2021 pas takimit në xhirimet e filmit të tij të vitit 2015 “The Intern”. Ylli i “Killers of the Flower Moon” ishte martuar më parë me Diahnne Abbott midis 1976 dhe 1988 dhe Grace Hightower nga 1997 deri në 2018./E.Ç

Të fundit

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet...

Donnarumma lihet në hije, Guardiola hedh sytë te një portier tjetër

Manchester City është tërhequr nga gara për portierin Donnarumma. Arsyeja është kërkesa e lartë financiare e PSG-së. Pep Guardiola shqyrton një alternativë më të lirë,...

Cilat janë shenjat e zodiakut më me fat për muajin shtator?

Sipas astrologëve, katër shenja të zodiakut pritet të jenë veçanërisht me fat gjatë muajit shtator, në dashuri, karrierë dhe vendime të rëndësishme personale. Luani Ky është...

“PD do pranojë të hyjë në Kuvend dhe të marrë 3300 euro rrogë nga Rama”

Sesioni parlamentar i Kuvendit të zgjedhur më 11 maj nis punimet në muajin shtator, por opozita përveçse është në krizë, ka shfaqur edhe një...

6.6 milionë turistë kanë hyrë në Shqipëri deri në korrik

Venla, Henli dhe Antti janë një grup të rinjsh nga Finlanda që kanë ardhur për pushime në Shqipëri. “Është hera e parë që vij në...

Lajme të tjera

Web TV