Mbrëmjen e djeshme ka patur debate të forta në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 3”. Ilnisa Agolli dhe Sara Gjordeni janë përplasur me njëra-tjetrën, ku nuk kanë munguar as ofendimet.

Në një moment gjatë debatit, Ilnisa i kthehet Sarës duke u thënë se ‘edhe nëse e gjejnë në rrugë nuk e merr kush. Gjordeni vendosi që t’i kthehej me të njëjtën monedhë dhe i tha se ‘ajo është lojtare e dobët dhe se është akoma në shtëpi falë dashuriçkave me Meriton Mjekiqin’.

Duke u përpjekur që të distancohet nga debati, Ilnisa i tha Sarës se nuk merret me lojtare të dobëta si ajo.

Pjesë nga debati

Ilnisa: Ty me të gjet në rrugë nuk të marrin

Sara: Ilnisa ti je këtu sepse ke bërë dashuriçka me Meritonin, mendoj unë

Ilnisa: Çfarë po bëj unë?

Sara: Do si lojtare e vrazhdë, unë këtë mendoj se je këtu se ke bërë dashuriçka me Meritonin

Ilnisa: Unë dashuriçka me Meritonin?

Sara: Nëse të gjejnë në rrugë nuk të marrin. Kjo që thashë unë është sherbet nga ajo që më the ti moj

Ilnisa: Sherbet? A e din se sa e gjatë është rruga?

Sara: Unë jam shumë gati dhe të kam thënë të lutem merru me mua

Ilnisa: Unë nuk merrem me lojtare të nivelit tënd

Sara: Unë mendoj që jam shumë e fortë

Ilnisa: Kjo rruga është kaq e gjatë sa do ta shikojmë

Sara: Merru me mua se jam shumë gati

Ilnisa: Ti ke dalë me kohë nga kjo rrugë

Sara: Po ja që u futa me të drejtën që na e ka dhënë Big-u të gjithëve

Lexo edhe :  Së shpejti drejt altarit? Ish-banorja e BBV 3: Nuk e di çfarë plani ka ai, por që…

Ilnisa: Unë me ty nuk dua të komunikoj

Sara: Normal se unë të nxjerr blof

Ilnisa: Shiko unë respektoj Bardhin se të jetë për ty…

Sara: Aaaa më ke dhënë dorën një herë. Mua s’më zë gjumi në darkë, ti se din që mua s’më zë gjumi në darkë kur s’me flet ti

Ilnisa: Ti ke kohë që nuk fle për arsye të tjera

Sara: A e din pse nuk fle, sepse rri me Bardhin

Ilnisa: Më vjen keq që u zgjua Sara nga gjumi

Sara: Ik Ilnisa hap ndonjë llaf andej

Pas këtij debati me tone të ashpra, Ilnisa ka biseduar në dhomën e gjumit me Bardhin dhe Meritonin, ku shprehet se ‘Sara përdori historinë e jetës së saj për një lojë’.

“Turp t’i vijë. Më tha jam rritur pa familje. Unë as nuk e di fare se më ka folur vetëm për tezen. Turp t’i vijë që po përdor historinë e saj, nuk paska gjë më të ulët se kjo. Bashkë me atë Erjolën që është mpleksur. 200 të bëhen si ato, 200 bashkë, mua nuk më rrëzojnë dot”, tha Ilnisa.

/O.S