U mor e pandehur për “kallëzim të rremë”/ Reagon ish-gjyqtarja Arnisa Këlliçi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-gjyqtarja Arnisa Këlliçi, në një intervistë për “Breaking” tregon kërcënimet e vazhdueshme që ka marrë, ndërsa pretendon se hetimi i Prokurorisë ishte i nxituar dhe i pabazuar në fakte.

Sipas saj, në fillim është kërcënuar kancelari dhe në telefonat që ai ka marrë nga një prokuror, përmendej edhe ajo vetë. “Adriano Durmishi më tha se kam qenë i dehur, s’kam pasur qëllim të të kërcënoj me jetë”, u shpreh Këlliçi.

“Ka pasur 5-6 telefonata ndaj kancelarit. Ai i ka ruajtur të gjitha këto. Me sa më bënë me dije, kancelari nuk e dinte pse bëheshin këto kërcënime. Në 15 janar më bëri me dije, kontaktova prokurorin e çështjesh dhe i kam thënë që është krijuar një situatë e tillë, që është e papranueshme. Prokurori nuk i është bindur as drejtuesit. Pasi i dhashë një ultimatum, erdhi në zyrën time, ka bërë një kërkesë falje, në prezencë edhe të një miku të tij, ish-gjyqtar. Më tha se kam qenë i dehur, s’kam pasur qëllim të të kërcënoj me jetë. Si duket, ka qenë shumë i ngarkuar emocionalisht. Këtë bisedë e kam të regjistruar të gjithën. Megjithatë, asnjë magjistrat, i dehur apo jo, s’mund të kërcënojë. I thashë t’i kërkojë falje kancelarit, me sa duket nuk e ka bërë. Letra ka hyrë në zyrë në ditën kur erdhi dhe prokurori të kërkojë falje”.

Sipas Këlliçit, letra ka ardhur në tavolinën e saj në 15 janar, në të njëjtën ditë kur prokurori hyri në zyrë për t’i kërkuar falje. Lidhur me ekspertizën që nxori se letra është shkruar nga vetë ajo, ish-gjyqtarja shpjegon se asnjëherë nuk janë marrë modele të shkrimit të saj. “Pa më vënë në dijeni, u vura nën hetim”, tha ajo për “Breaking”.

“Kisha shumë punë dhe letrën e kam hapur pas katër ditësh, zarfi ishte gjysmë i hapur. E lexova disa herë, kërcënohesha me jetën time dhe të fëmijëve të mi.

Lexo edhe :  Ura e Gjoricës, automjetet përplasen “kokë më kokë”, plagosen shoferët

Nuk e pranoj që e kam shkruar unë. U paraqita në Prokurori, thashë se duke qenë se do të dëshmoj për një prokuror që ushtron detyrën te ju, nuk jeni kompetente për të hetuar këtë rast. Më pas, kam marrë mesazhe nga më të ndryshme. U thashë që është absurde se ka konflikt interesi. Paraqita një kërkesë, që të hetohej nga një prokuror i një rrethi tjetër. Mua nuk më kanë marrë shembuj të shkrimit tim. Ai është një shkrim dukshëm i ndryshëm nga imi. Ata kanë cituar që kanë marrë shkrime të lira, por se si vetëm ata e dinë. Nuk më njoftuan asgjë. U shndërrova pa patur dijeni fare, në një person nën hetim, nga një ekspert që arriti në një konkluzion rekord që ajo letër nuk është shkruar nga unë. Do të kërkoj një riekspertim”.

Këlliçi tregoi dyshimet e saj për personin/personat që mund ta kenë kërcënuar dhe arsyet.

“Rastësia në kohë, fati që erdhi ditën kur prokurori erdhi të më kërkonte falje… mendoj se arsyet mund të variojnë që nga fakti që ka qenë i dehur apo inate profesionale, apo mund të ketë qenë i shtyrë nga miq të vetë, kryesisht ish-gjyqtarë.

Në lidhje me kërcënimin e parë, ka qenë me dy emra, nga unë dhe kancelari. Mund të ketë qenë cedim i momentit, unë nuk kisha drejtpërdrejt mesazhe në telefonin tim, por ishin te kancelari. Kërcënimin e dytë e zbulova pasditen e datës 20. Kisha një hezitim, fola për dy-tre orë me familjarë e miq. Mbështetja që mora, e menjëhershme, ishte nga Ministria e Drejtësisë. Nga Magjistrati, më thanë të shohim nga e hëna, u thashë që një gjyqtar, mund të kërcënohet edhe në fundjavë”./E.T

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV