Intervistoi presidentin Putin/Hillary Clinton sulmon gazetarin amerikan: Idiot i dobishëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hillary Clinton e ka quajtur gazetarin amerikan, Tucker Carlson një “idiot të dobishëm” përpara publikimit të intervistës me presidentin rus, Vladimir Putin.

Ish-prezantuesi i Fox News vazhdimisht e kritikon administratën amerikane për ndihmën që i ofron shtetit ukrainas.

Duke i anashkaluar jetët e humbura nga urdhrat e presidentit rus, Vladimir Putin, Carlson e ka fokusuar zemërimin te presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Lexo po ashtuPutini gënjeu duke thënë se rusët ndihmuan serbët në luftërat e ish-Jugosllavisë, e vërteta është se Rusia i vendosi sanksione Serbisë, armatosi Kroacinë dhe dekoroi Tugjmanin

Gjatë intervistimit të ish-Sekretares së shtetit Amerikan, Clinton, prezantuesi Alex Wagner ka theksuar se Tucker Carlson gjendet në Moskë për të realizuar intervistë me Putinin.

“Amerikani i parë, do të them gazetar, që intervistoi Putinin që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Çfarë simbolizon për ju Tucker Carlson, mediat e krahut të djathtë, dhe gjithashtu Vladimir Putin?”

“Epo, më tregon atë që mendoj se e kemi ditur të gjithë. Ai është një idiot i dobishëm. Nëse lexoni përkthime të asaj që thuhet në mediat ruse, ata tallen me të. Në njëfarë mënyre, pasi u pushua nga kaq shumë media, nuk do të habitesha nëse ai do të krijonte kontratë me media ruse, sepse ai është një idiot i dobishëm”, tha Clinton, duke lënë të nënkuptohet se Carlson mund të thotë edhe gjëra të pavërteta.

“Kështu që unë nuk e kuptoj pse Putini nuk do t’i jepte atij një intervistë, sepse nëpërmjet tij ai mund të vazhdojë të gënjejë rreth objektivave në Ukrainë”, shtoi ajo, duke e cilësuar këtë moment si trishtues dhe si shenjë se ka njerëz në vend që janë pjesë e “kolonës” së Putinit./E.T

Të fundit

Viti 1000, themelimi i Mbretërisë Hungareze

Në vitin 1000 (disa burime e vendosin në Krishtlindjen e vitit 1000, të tjera në 1 janar 1001), u...

Alimehmeti kërkon hapjen e PD: Pa një riformatim të vërtetë…

Një prej figurave më të votuara të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti, beson se Partia Demokratike duhet të riorganizohet dhe të...

Pensionet e reja, sa kohë kërkon miratimi i dosjes? Shkodra ka nivelin më të ulët

Çdo individ që mbush moshën e pensionit dhe përgatit dosjen për përfitim financiar, do duhet të presë një kohë të caktuar nga bërja e...

Bankat mëmë në Evropë: Shqipëria, shumë fitimprurëse!

Tregu bankar në Shqipëri mbart shumë potencial për zhvillim. Sipas një pyetësori të Bankës Evropiane të Investimeve, 75% e grupeve bankare të Evropës Qendrore,...

Zelensky nuk pranoi të takohet në Moskë, Bjellorusia e gatshme të organizojë takimin

Bjellorusia mund të organizojë një takim midis presidentëve Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin me kërkesë të Moskës, tha sekretari i shtypit i udhëheqësit bjellorus,...

Lajme të tjera

Web TV