Rita Ora dhe Dua Lipa bëhen bashkë për eventin madhështor? ja për çfarë bëhet fjal

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në ceremoninë hapesë mund të performojnë dy yjet botërore të muzikës dhe këtë lajm e ka bërë të ditur zëdhënësi për media i Komitetit Olimpik të Kosovës Kushtrim Krasniqi, në Konferencën ndërkombëtare “Kufijtë e Lirisë së Fjalës”.

Sipas tij në këto lojëra nuk do ketë vetëm sport, por edhe kulturë dhe art. Madje ai është duke punuar për të siguruar një performancë të të dyjave këngëtarëve në ceremoninë hyrëse.

 “Kur jemi tek investimet, dua të ndalem këtu. Qeveria, e cila ka qenë partner i fuqishëm këtu dhe pa mbështetjen e tyre do të ishte i pamundur të fitohet një organizim i tillë, ka premtuar dhe ka garantuar që do të investojë mbi 250 milionë euro në infrastrukturën sportive. Do të ndërtohet stadiumi nacional, i shumëpërfolur deri më tani, por që tani ka një garanci që duhet patjetër të ndërtohet të paktën deri në vitin 2029 sepse në atë stadium përveç që do të organizohen ndeshjet e futbollit, parashihet që të zhvillohet edhe ceremonia hapëse dhe mbyllëse e Lojërave Mesdhetare, e që pritet t’i ketë 30 mijë tifozë të pranishëm në ceremonisë hapëse. Pra, këtu nuk do të ketë vetëm sport, do të ketë edhe kulturë dhe art dhe njëra prej mundësive është që në ceremoninë hapëse të përformojë njëra ose dy yjet tanë të muzikës siç janë Rita Ora dhe Dua Lipa. Pra është edhe kjo mundësi që t’i kemi të pranishme që të joshim sa më shumë turistë në ceremoninë hapëse dhe jo vetëm”, tha Krasniqi./O.S

Të fundit

Irani akuzon Europën: Jeni bërë vegël e SHBA-së dhe Izraelit

Europa po heq dorë nga roli i ndërmjetësit mes SHBA-së dhe Iranit dhe po ia dorëzon fatin e marrëveshjes...

Gafa e radhës nga Bayern, merr sulmuesin e Chelsea për 81,5 mln euro!

Zbulohen detajet e kalimit të Nicolas Jackson te Bayern. Mediat gjermane raportojnë se klubi bavarez do të paguajë 16,5 mln euro për huazimin e tij...

Shkrumbohet banesa në Vlorë, raportohet për dëme të mëdha

Një apartament në Vlorë është përfshirë nga flakët duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke parandaluar përhapjen e...

Ka apo s’ka Kuvend në Kosovë?

Për njërin nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Ismet Salihun, Kuvendi nuk është konstituuar ende, pavarësisht se kryetari i tij thotë të kundërtën. “Konstituimi i...

La Liga në “hall”, në tre javë janë dy arbitra të dënuar

Linjë e ashpër kundër arbitrave në kampionatin spanjoll. Në tre javë dy janë përjashtuar. Interesant është fakti që në ndeshjen e Realit, pas protestave...

Lajme të tjera

Web TV