Fermerët e Devollit me zetorë në protestë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fermerët dhe blegtorët e zonës së Devollit kanë protestuar për uljen e çmimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale nga grumbulluesit.

Ata janë mbledhur në hyrje të qytetit të Bilishtit ku kanë sjellë edhe mjetet e tyre bujqësore.

Shqetësim për blegtorët mbetet çmimi i ulët dhe larg kostove, me të cilin baxhot u blejnë qumështin. Krahasuar me vitin e kaluar çmimi është ulur me 30%, çfarë i ka vënë blegtorët në vështirësi.

Mungesa e subvencioneve dhe kostot e larta për të mbajtur fermat blegtorale po i detyron ata të ulin numrin e bagëtive. Konkurenca nga produktet e importit po çon blegtorët drejt braktisjes së fermave.

“Çmimi i qumështit ka vajtur katastrofë. Ka rënë në minus jo në plus të fermerit. Çmimi është sot 1200 Lekë, është çmimi sot për sot.”

“Epo ta mjel prej lopës unë dhe të bësh analizat dhe të mos ketë asnjë gram ujë dhe t’ma marrësh me 550 Lekë të vjetra është turp.”

Me të njëjtën problematikë po përballen edhe fermerët, të cilëve pjesa më e madhe e grurit të prodhuar u ka mbetur stok.

“Neve buçkaritemi nëpër ara dhe kur vjen puna ato gjëra nuk i shesim, ose do t’i shesim nën kosto.”

“Dapin e kemi marrë 150 mijë Lekë, urenë e kemi mar 130 mijë Lekë kuintalin, naftën e kemi paguar 2500 Lekë dhe gruri ka mbetur stok.”

Fermerët i kanë drejtuar disa kërkesa qeverisë, të cilat lidhen me barazimin e TVSH-së për produktet bujqësore, rimbursim për çdo litër qumësht si dhe heqjen e taksës së naftës për mjetet bujqësore./O.S

 

Të fundit

Noka mesazh Suel Çelës: Mos telefono komisionerët e PD. Elbasani nuk mbahet me banda

Flamur Noka nga Elbasani ka përcjell një mesazh për Suel Çelën, duke i bërë thirrje atij që të mos...

U zu poshtë nga masivi i inerteve, ende asnjë shenjë nga 29 vjeçari në Mat

Shembja e një marivi të madh minerali dhe inertesh zuri poshtë 29-vjeçarin Ardit Beshiri teksa po punonte me fadromë për sistemimin e mineralit të...

Ja cili është personaliteti më i favorizuar për më shumë jetëgjatësi

Sikur personaliteti juaj të ndikonte në shpresën për jetë?! Ky është konstatimi i një studimi shkencor të bërë së fundmi. Të plakesh mirë dhe të...

Gënjeu se kishte kancer, blogerja e njohur në telashe të mëdha me vendin e saj!

Dhjetë vite pasi influencuesja australiane, Belle Gibson, pranoi se kishte gënjyer për kancerin terminal të trurit duke pretenduar se ishte shëruar përmes një stili...

Makina e marrë me qira del nga rruga në aksin Rroskovec-Ura Vajgurore, pesë persona…

Një automjet i marrë me qira nga disa shtetas të huaj ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor të saj, mëngjesin...

Lajme të tjera

Web TV