Ka vetëm një ngjyrë që do jetë trendi i pranverës dhe verës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E gjithë bota e modës e di fuqinë e jashtëzakonshme që ka ngjyra e kuqe, e pamohueshme dhe shumë e pëlqyer. Kjo ngjyrë është e vetmja gjë që duhet kur ke nevojë të tërheqësh vëmendje. Që në kohët e lashta e akoma tani, kjo ngjyrë lidhet me bukurinë dhe nxitjen e shqisave.

Nuk e dimë nëse është rastësi apo fat, por e kuqja është protagoniste e të gjitha pasarelave për koleksionet pranverë-verë 2024. Siç është vërtetuar në kopertinat e fundit të Vogue dhe reklamën e J.Lo për një markë bizhuterish, e kuqja aprovohet nga të gjithë.

Në prag të Shën Valentinit, nuk ka nevojë të kujtohet se e kuqja është simboli i kësaj feste, por edhe përtej, do ju duhet të dini listën e 5 nuancave të së kuqes që mund të zgjedhësh.

E kuqja e Shën Valentinit: Shumë afër të kuqes së ndezur, por sërish klasike. Perfekte për mbrëmjen më romantike të vitit.

E kuqja Ferrari: Nuk ka nevojë për koment, të kuqen e makinës më të njohur në botë e njihni të gjithë.

E kuqja e domates: Kjo nuancë vjen e ndezur dhe e errët në të njëjtën kohë, klasike dhe e veçantë.

E kuqja qershi: Nga flokët e personazheve të ekranit, të kuqen qershi e keni edhe te trendet e pranverës dhe verës në veshje.

E kuqja “rich”: Kjo nuancë anon nga vishnja dhe është versioni më i errët trend i së kuqes, por jep klasin që i duhet pamjes dhe efekti është i ndjeshëm./E.Ç

Të fundit

Rindizet zjarri në Poliçan, ndërhyn avioni “Canadair”

Një vatër zjarri e cila u vu nën kontroll gjatë orëve të natës është riaktivizuar sërish mesditën e sotme...

Babë e bir u vranë në Kosovë, kolegët e tyre ulin qepenat

Një ngjarje tronditëse u regjistrua një ditë më parë në Gjilan ku tre persona humbën jetën pasi u qëlluan me armë zjarri nga Mefail...

Biblioteka në Kryeministri prezanton katalogët “Imago Mundi”

Katalogët e koleksionit të artit bashkëkohor “Imago Mundi”, një nismë vizionare nga Luciano Benetton, nga ky gusht janë aty në bibliotekën e Qendrës për...

Zbulohet klauzola! Nico Williams mund të blihet me një shifër fikse

Në fillim të verës, Barcelona ishte pranë transferimit të Nico Williams nga Athletic Bilbao. Klubi katalanas ishte gati të paguante klauzolën e lirimit prej...

Ndërtimi i rrugës Berat-Ballaban, Balluku: Zhvillim për të gjithë zonën

Zëvendës kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi punimet që po kryhen për ndërtimin e rrugës Berat-Ballaban. Me Ballukun, ishte dhe Ministrja...

Lajme të tjera

Web TV