Prindërit e Bianca Censorit të shqetësuar: Nuk po e njohim më pas lidhjes me Kanye West

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bianca Censori e ka tepruar me zhveshjet në daljet e fundit dhe prindërit e saj janë shqetësuar.

29-vjeçarja australiane u shfaq lakuriq në daljen e fundit me Kanye West, e mbuluar vetëm me një mushama transparente për mbrojtjen nga shiu.

Në media po hidhen dyshime se reperi ka arritur ta manipulojë atë psikologjikisht dhe po shfrytëzon imazhin e saj për të tërhequr vëmendje.

Fotot kanë shqetësuar edhe prindërit e Biankës të cilët shprehen se nuk e njohin më vajzën e tyre.

Duke folur për DailyMail një burim vuri në dukje se nëna e Biankës, Alexandra dhe babai i saj Leo janë “të turpëruar” nga fotot.

Burimi zbuloi: “Familja dhe miqtë e saj janë të turpëruar sepse gjithçka po bëhet gjithnjë e më keq. Bianca qartazi nuk e kupton se ajo që veshi jo vetëm që është e neveritshme dhe jep një shembull të keq, por ajo gjithashtu po shkel ligjin. Prindërit e saj janë shumë të shqetësuar, sepse nuk po e njohin më. Ajo nuk do ta bënte këtë, vetëm nëse po kontrollohet”./E.Ç

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV