Nga Eldi Dizdari tek…, gazetari flet për bosët e krimit që dyshohet se fshihen në Dubai

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas arrestimit të ish-anëtarit të bandës së Durrësit Julian Meçaj në Dubai, ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaroi 3 ditë më parë se po bëhen përpjekje për arritjen e një marrëveshje ekstradimi me Emiratet e Bashkura.

Teksa komentoi mundësinë që miti i Dubait të thyhet me firmosjen e një marrëveshje të tillë, gazetari i Report Tv Sokol Dema i ftuar në “Studio Live” përmendi disa prej shqiptarëve më të kërkuar si krerë të grupeve kriminale.

Dema tha se ka informacione se në Dubai fshihen rreth 25 shqiptarë krerë të grupeve kriminale, por mes tyre përmendi, Plarent Dervishajn, i dyshuar si ish-kreu i bandës së Durrësit, Eldi Dizdarin i cili kërkohet edhe nga disa vende të BE si një prej bosëve të trafikut të kokainës si dhe Florenc Çapjan i cili u dënua me 25 vite burg në mungesë për vrasjen e babë e bir në vitin 2012 në Elbasan.

“Disa prej emrave qëe dyshohet se fshihen atje, i shumëkërkuari Plarent Dervishaj mik i Julian Mecajt që u arrestua disa ditësh. Dyshohet si koka kryesore e bandës së Durrësit. Kërkohet për të njëjtin atentat ndaj prokurorit Ndoja. Ka informacione se fshihet atje, Eldi Dizdari, bashkëpunëtor i njohur i Dritan Rexhepit që u arrestua së fundmi në Turqi. Një tjetër që vijon të jetë në kërkim por i dënuar për një vrasje të ndodhur në 2012-ën për vrasjen e babë e bir në Elbasan Florenc Capja”- tha gazetari i Report Tv.

Gazetari përmendi vetëm një rast të ekstradimit nga Dubai, të shqiptarit Franc Çopjan ndaj të cilit kishte urdhër-arresti ndërkombëtar për ‘vrasje me paramendim’ në Belgjikë. Ai tha se edhe Shqipëria mund të ndjekë të njëjtën rrugë për arritjen e një marrëveshje ekstradimi.

Lexo edhe :  Shpërthen bombola e gazit në Gramsh, digjet plotësisht banesa

“Kjo besoj se është taktika që do ndjekë Shqipëria për të bërë të mundur ekstradimin e Julian Mecajt. Kam përshtpyjen që vizitat e Ballës në Emiratet e Bashkuara kanë qëllim arritjen e një marrëveshje të tillë. Nuk di ta them me saktësi të them nëse një marrëveshje e tillë mund të firmoset por tentativa për të ekstraduar të paktën një person nga Dubai do të kishte një thyerje të mitit të Dubait që kriminelët shqiptarë mos ta shohim si parajsë”- u shpreh Dema mes të tjerash.

Ndërsa ish-drejtuesi i policisë, Shemsi Prençi tha se bosët shqiptarë të krimit dirigjojnë veprimtarinë kriminale që nga Dubai.

“Ata që nga atje dirigjiojnë vepritmarinë kriminale dhe fushën e veprimtarisë kriminale në vende të ndryshme. Për shkak të dirigjimit që bëjnë, kemi disa operacione në vende të ndryshme ku kapen vetëm shpërndarës. Drejtuesit atje në Dubai janë shumë të rreptë në raport me mbajtjen e nivelit të dytë apo të tretë drejtues, atyre u kapen vetëm spaçatorët”- tha Prençi./O.S

Të fundit

Inteligjenca Amerikane del kundër Trump: Programi bërthamor thjesht u shty

Sipas një raporti i siguruar nga CNN nga inteligjenca amerikane tregon se sulmet e fundit ajrore të SHBA-së ndaj...

“Nuk dua të largohem”, mesfushori lë Bayernin me gisht në gojë

Bayern po bënte plane për shitjen e Palhinha në merkaton e verës. I transferuar vjet për 51 mln euro, portugezi nuk ka treguar thuajse...

Aksident në aksin Fier-Cakran, dy automjete përplasen me njëra-tjetrën

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier-Cakran. Dy automjete tip “Ford” dhe “Volkswagen” janë përplasur me njëri-tjetrin dhe, si pasojë e...

“Rusia furnizonte Iranin me armatime”, Nesho: Trump i dha urdhër Izraelit

Ish-ambasadori shqiptar në OKB, Agim Nesho, ka komentuar në Euronews Albania përplasjen Izrael-Iran dhe ndërhyrjen e SHBA për të shuar konfliktin. Agim Nesho deklaroi se...

Klubi i madh francez bie në kategorinë e dytë prej problemeve ekonomike

Në një zhvillim tronditës për futbollin francez, klubi historik Olympique Lyon është zyrtarisht i rënë nga Ligue 1 në Ligue 2 – jo për...

Lajme të tjera

Web TV