Gjërat që duhet të bëni nëse ndiheni të pavlerësuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ju mund të bëni shumë gjëra me zemër dhe sërish të ndiheni të pavlerësuar! Ekspertët thonë se kjo është një ndjenjë e vështirë për t’u pranuar, sidomos kur merret e mirëqenë nga të tjerët. Të ndihmoni një mik/e për të përgatitur darkën, t’i mbaroni një porosi një familjari mund të duken në pamje të parë si lëvizje të thjeshta, por ato marrin shumë kohë dhe energji nga jeta juaj.

Por, nëse këto angazhime tuajat nuk vlerësohen, por anashkalohen si diçka normale dhe e mirëqenë, doemos që ju do të ndiheni të pavlerësuar.

Nëse nuk doni ta përjetoni më këtë si ndjesi, bëni këto shtatë gjëra që ju ndihmojnë të vendosni kufijtë e duhur dhe respektin për veten në sytë e të tjerëve.

#1 Kërkoni vlerësim përmes veprimeve

Vetëm se dikush ju thotë “faleminderit”, nuk do të thotë se nuk ju vlerëson, por jo të gjithë përdorin fuqinë e fjalëve për të shprehur mirënjohjen e tyre. Ndonjëherë, duhet të kërkoni edhe veprime konkrete pa u ankuar, por si shenjë vlerësimi ndaj diçkaje që keni bërë.

#2 Thoni “Jo” më shpesh

E dini që, sa më shumë të bëni për njerëzit, aq më shumë ata presin nga ju. Ndonjëherë, të thoni “jo” është mirë edhe për ju. Kjo mund të jetë edhe një shenjë për të vendosur kufij, por është një hap më pranë vlerësimit për ju.

#3 Tregoni më pak mirësi

Kur ju bëni “vepra” të mira, doemos që merrni një dozë lumturie dhe kënaqësie për veten. Por, nëse e bëni këtë, por të tjerët nuk ju vlerësojnë, atëherë bëni një hap pas. Jepni më pak mirësi dhe dhembshuri te ata që nuk dinë t’ju vlerësojnë.

Lexo edhe :  Brenda rezidencës mahnitëse ku gjithçka është prej ari (VIDEO)

#4 Vlerësoni të tjerët

Nëse e keni mendjen te mungesa e vlerësimit nga ana e të tjerëve për ju, kjo mund të bëj që të harroni vlerësimin tuaj për të tjerët. Falenderoni miqtë dhe familjen për gjithçka që bëjnë për ju. Ju mund ta tregoni vlerësimin tuaj edhe me një “faleminderit”.

#5 Riformuloni mendimet negative

Përgjigjja ndaj mendimeve të padobishme mund t’ju ndihmojë të ndiheni pak më të vlerësuar. Ju mund t’i kujtoni vetes gjëra të tilla si: “Familja ime vlerëson gjithçka që bëj për ta”, ose “Miqtë e mi më vlerësojnë shpesh” dhe ju mund të ndiheni pak më mirë.

#6 Flisni

Ndonjëherë, është e dobishme të tregoni sesi ndiheni. Ju mund të flisni me partnerin/en, kolegët ose fëmijët për atë që po ndodh në jetën tuaj. Mos kini frikë të thoni gjërat që mendoni, pasi vetëm kështu do të shtoni vetëbesimin dhe vetëvlerësimin për veten në sytë e të tjerëve.

#7 Flisni me një profesionist

Nëse ndiheni të pavlerësuar në mënyrë kronike, me shumë mundësi që ju po vuani. Një terapist i dedikuar për shëndetin mendor, nuk është asnjëherë një ide e keqe./E.Ç

Të fundit

Aksident në aksin Laç-Mamurras, plagosen tre persona

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin e vjetër, që lidh Laçin me Mamurrasin, ku një prej automjeteve është...

Ulsi Manja ka gati emrat e zyrtarëve në burgun e Drenovës

Telefoni që iu gjet Laert Haxhiut në qeli u “hëngri kokën” zyrtarëve të lartë të burgut të Drenovës. Një ditë më parë, Drejtoria e...

Mungon vetëm zyrtarizimi, Victor Gyokeres drejt transferimit tek gjiganti londinez

Arsenali është afër transferimit të Gyokeres nga Sportingu i Lisbonës. Sipas “The Athletic”, në fakt, klubi anglez ka arritur një marrëveshje të plotë me...

Persona të paidentifikuar bëjnë “copë e çikë” varrin në Sarandë

Një akt brutal është regjistruar ditën e sotme në fshatin Vrion në bashkinë Finiq, ku një varr është dhunuar nga persona ende të paidentifikuar. Në...

6 korrik 1943 – Masakra e Borovës: Kujtesa për 107 të vrarët e të djegurit pa faj

Nga Leonard Veizi Në mesin e verës së një Europe që digjej nga flakët e Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria zinte vetëm një cep të...

Lajme të tjera

Web TV