5 mësime të pavdekshme dashurie nga vetë Shën Valentini

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dita e Shën Valentinit është festa e dashurisë, por ajo u krijua nga një shenjtor i vërtetë, njeri i shenjtë i Kishës Katolike, Shën Valentini.

Valentini ishte një prift që jetonte në Romë, Itali në vitet 200. Në të njëjtën periudhë jetonte një perandor, të cilin njerëzit e njihnin si ‘Klaudi mizor’, pasi i pëlqente të hynte në luftëra dhe i ndalonte njerëzit të martoheshin. Arsyeja ishte se askush nuk donte të bashkohej me ushtrinë e tij, ndërsa ai kishte nevojë për burra për të shkuar në luftë.

Por Valentini e ndaloi këtë. Dhe botës mbarë, ai i la disa mësime, për të cilat, ne sot, për fat të keq, mendojmë shumë pak.

1. Dashuria është e guximshme

Valentini, i cili jetoi gjatë shekullit të 3-të pas Krishtit, celebroi çiftet në martesë gjatë një kohe kur martesat e reja ishin të paligjshme në Romën e lashtë. Ai ishte aq i shqetësuar për padrejtësinë e mbajtjes së ndarë të çifteve të dashuruar, saqë rrezikoi lirinë e tij për t’i martuar ata.

Valentini u bë i famshëm për martesën e çifteve që ishin të dashuruar, por nuk mund të martoheshin ligjërisht në Romë gjatë mbretërimit të perandorit Klaudi II. Klaudi donte të rekrutonte burrat për të qenë ushtarë në ushtrinë e tij dhe mendonte se martesa do të ishte një pengesë për rekrutimin e ushtarëve të rinj.

Ai gjithashtu donte të pengonte ushtarët të martoheshin, sepse mendonte se martesa do t’i largonte ata nga lufta. Prandaj i bëri të paligjshme dasmat.

Kur Klaudi zbuloi se Valentini po bënte dasma, e dërgoi Valentinin në burg.

2. Dashuria është e ndjeshme

Ndërsa ishte në burg, Valentini pranoi të mësonte një vajzë të verbër, Julia – vajza e rojës së burgut, Asterious. Ai u miqësua shumë me njeriun që e burgosi, ndaj edhe zgjodhi mirësinë mbi hidhërimin.

Valentini shpenzoi shumë kohë dhe energji duke punuar me shumë dashuri me Julian, të cilën të tjerët e kishin tallur mizorisht për shkak të verbërisë së saj. Valentini dhe Julia patën një miqësi shumë të ngushtë gjatë kohës kur ajo vinte për ta vizituar në burg. Ajo u bë më e sigurt dhe pati shumë sukses në shkollë, sepse kishte dikë gjithmonë gati për të investuar në jetën e saj, pavarësisht paaftësisë së saj fizike.

Lexo edhe :  Anna Wintour kaloi dekada duke diktuar pamjen e të pasurve. Pastaj erdhi Lauren

3. Dashuria është e pakufij

Pasi Klaudi e dënoi Valentinin me vdekje, ai nuk u tremb përballë ekzekutimit të tij të ardhshëm. Përkundrazi, mendoi për Julian dhe si mund ta ngushëllonte.

Në një shënim të fundit, Valentini e inkurajoi Julian që të qëndronte gjithmonë pranë Jezu Krishtit dhe ta falënderonte që ishte shoqja e tij. “Nga Shën Valentini juaj” shkruhej mbi shënimin e tij.

Ky mesazh i frymëzoi njerëzit që të fillonin të shkruanin mesazhet e tyre të dashurisë për njerëzit në festën e Shën Valentinit, më 14 shkurt – datë ku u marterizua Valentini dhe kur u kthye në simbolin e pavdekshëm të dashurisë.

4. Dashuria është përgjithmonë

Duke jetuar në një shoqëri që persekutonte të krishterët, përkushtimi i hapur i Shën Valentinit ndaj Jezu Krishtit ishte me rrezik. Valentini tha se besimi i tij e frymëzoi dhe e fuqizoi që t’i donte të tjerët ashtu siç dëshironte Perëndia që ata të donin.

Më 14 shkurt 270, Valentini u vra, pasi refuzoi të hiqte dorë nga besimi i tij dhe të adhuronte perënditë romake. Fillimisht, e rrahën dhe e vranë me gurë, e më pas iu pre edhe koka.

Njerëzit që kujtuan shërbimin e tij të dashur për shumë çifte të reja filluan të festonin jetën e tij duke e konsideruar si një shenjt, përmes të cilit Perëndia kishte ndihmuar njerëzit në mënyrë të mrekullueshme. Në vitin 496, Papa Gelasius caktoi 14 shkurtin si festën zyrtare të Shën Valentinit.

5. Shpërndani dashuri dhe jo urrejtje

Mësoni fëmijët se dashuria është e durueshme dhe e bukur, dashuria nuk ka zili apo përbuzje, dashuria nuk është arrogante apo e vrazhdë, nuk është egoiste. Dashuria i duron të gjitha dhe beson në gjithçka.

Njeriu duhet të jetë i sjellshëm me të gjithë dhe të përhapë dashuri në vend të urrejtjes. Ashtu si Shën Valentini, edhe ne duhet të kemi besim në dashuri dhe të punojmë që njerëzit në përgjithësi të jenë më të mirë duke e lënë mënjanë egoizmin.

Familja, fëmijët, të afërmit apo miqtë, duhet të shpërndajnë dashuri tek të gjithë për të jetuar në paqe dhe harmoni./E.Ç

Të fundit

Ra nga ura në Pieria, humb jetën 14-vjeçarja shqiptare

Një vajzë 14-vjeçare e cila u plagos rëndë 7 ditë më parë kur ra nga një urë, në rrethana...

“Nuk flet, vetëm leh”/ Historia prekëse nga Tajlanda, gjendet djali që u rrit me qen

Policia tajlandeze gjeti një djalë tetëvjeçar gjatë një bastisjeje, i cili jetonte vetëm në një kasolle të rrethuar nga qen, i paaftë për të...

Përballje e zakonshme mes dy “rivalëve”, formacionet zyrtare të Real Madrid-Dortmund

Real Madrid dhe Borussia Dortmund do të takohen përsëri sonte në mbrëmje ora 22:00, pesëmbëdhjetë muaj pas “Quince” (Champions-i numër 15 i Realit).w   Gjigantët...

Telefoni i Laert Haxhiut i “ha kokën” drejtorit të burgut të Drenovës

Drejtoria e përgjithshme e burgjeve ka shkarkuar nga detyra drejtorin e burgut të Drenvovës dhe shefin e policisë së këtij burgu. Shkak për largimin nga...

Dollari, në nivelin më të ulët që nga 2008

Dollari amerikan kanë vijuar tendencën në rënie në raport me lekun, edhe gjatë javës që sapo u mbyll, për shkak të zhvlerësimit përballë euros...

Lajme të tjera

Web TV