Protesta në Spanjë/ Fermerët bllokojnë rrugët me traktorë në jug të vendit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Ne jemi këtu nga dëshpërimi, nuk kam emër tjetër për situatën ku na kane vendosur,” tha fermerja protestuese Laura Escribano.

Shumë traktorë me drejtues me jelekë jeshilë ecnin ngadalë në autostradat e të gjithë Spanjës, duke bllokuar trafikun por pa shkaktuar incidente, njoftonte autoriteti vendor i trafikut..

Shumica e protestave ishin përqendruar në zonat jugore të Granada, Malaga, Sevilla e Jaen, ku rrugët kryesore ishin të bllokuara paradite, shkruan rrjeti AFP.

Në Antequera pranë Malaga, fermerët bllokuan autostradën A92 drejt Seville, ku ndaluan dhe organizimin e një gare çiklistike, sipas policisë.

Ndërsa në rajonin verilindor të Katalonjës në kufi me Francën rreth 100 traktorë bllokuan autostradën AP-7 që lidh dy vendet, siç kishin bërë protestuesit dhe një ditë më parë.

Protesta të tjera kishte në Valladolid në veriperëndim, në Toledo pranë Madrid dhe Teruel në lindje.

Fermerët po protestojnë thuajse në të gjithë Evropën prej rregullave të reja kufizuese mjedisore të BE, të reduktimit të subvencioneve dhe shtimit të rregullave mjedisore në përgjithesi.

Sindikatat kanë planifikuar një protestë madhore para ministrisë së bujqësisë në Madrid më 26 shkurt, që koinçidon me takimin e ministrave të bujqësisë në Bruksel.

Spanja konsiderohet si kopshti Evropës si një nga prodhueset më të mëdha të bllokut për sallatën, frutat e perimet, por tre vitet e fundit është goditur nga thatësira e pengesa të pazakonta të prodhimit.

 

FOTO GALERI
1/9

Fermerët spanjollë kanë bllokuar autostradat me traktorët e tyre sot në rajonin jugor të Andaluzisë./O.S

Të fundit

STUDIMI: Miliona njerëz të moshës së mesme janë obezë

Miliona njerëz të moshës së mesme janë bërë gabimisht të besojnë se nuk janë obezë, sipas një studimi italian...

NATO mblidhet në qershor, fokusi Ukraina dhe Gaza

Ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare të NATO-s, do të mblidhen në Bruksel më 13 dhe 14 qershor, në një takim që do të...

“Kam frikë të rris djalin këtu”/ Ervin Gonxhi: Po mendoj të largohem nga Shqipëria

Ervin Gonxhi, violinist, kompozitor, producent muzikor i ftuar në Vila24 në News24 erdhi në një rrëfim për muzikën dhe familjen. Ai tregoi se po mendon...

Dielli lëshon valën magnetike, më e madhja e zjarrtë në afro një dekadë

Administrata Kombëtare për Oqeanet dhe Atmosferën, NOAA, thotë se dielli lëshoi të martën valën më të madhe të flakës së zjarrtë në afro një...

Deklaratat e Vulin për takimin e Ramës në Athinë/ MEPJ thërret ambasadorin e Serbisë

MEPJ ka thirrur ambasadorin serb, ku kërkohen sqarime për deklaratat e zv. Kryeministrit, Aleksandër Vulin, i cili tha se “vetëm bota serbe e ndal...

Lajme të tjera

Web TV