Ç’profesion do kishin V.I.P-at nëse nuk do ishin të famshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ata janë emrat më të njohur të showbiz-it botëror, me pasuri marramendëse dhe karrierë të suksesshme. Por secili e ka pasur në mendje dhe një plan dytësor nëse aktrimi, kënga, apo arti i çdo forme nuk do rezultonte një sukses për ta.

Courtney Cox: Aktorja e “Friends” ka pranuar se se do ishte bërë shitëse pishinash nëse nuk do kishte pasur sukses si aktore. I ati kishte një biznes të tillë dhe sipas vetë rrëfimit të Cox, ajo ishte mjaft e mirë në shitje. Nëse nuk do kishte marrë telefonatën për të bërë debutimin e parë si aktore, sot Courtney do ishte shitëse.

Miley Cyrus: Këngëtarja ka pranuar se ëndrra e saj ka qenë të bëhet fotografe, madje donte të studionte në një shkollë arti në Londër për ta ndjekur si pasion.

Jennifer Aniston: “Me siguri do isha doktoreshë, sepse jam e mrekulluar nga trupi i njeriut”, ka thënë aktorja në një intervistë në 2011-ën.

Justin Bieber: Me dëshirën më unike, Justin ka thënë se nëse nuk do ishte bërë i famshëm me siguri do ishte bërë austronaunt, sepse do të shkojë në hapësirë dhe për të qielli nuk është limiti.

Taylor Swift: “Do isha detektive ose një arkitekte e hapësirave të brendshme”, ka thënë Taylor kur u pyet për karrierën e saj nëse nuk do kishte pasur sukses në muzikë. Dhe me bindje, Swift ka thënë se do ishte shumë e mirë si detektive.

George Clooney: Dëshira më e madhe e aktorit ka qenë të bëhet një lojtar bejsbolli. Aq shumë e ka dashur këtë karrierë sa ka tentuar të futet në një skuadër kur ishte adoleshent.

Lexo edhe :  I martuar dhe me fëmijë/ Habit Laert Vasili: Vjen e më thotë që është i yti, perlë…

Tom Cruise: Po të mos ishte për ofertat në aktrim, Tom do ishte një prift. Ai kishte nisur të studionte për t’u bërë prift, madje ka qëndruar për 1 vit në një seminar për kishën, para se të linte çdo gjë për Hollywood.

Sofia Vergara: Nëse nuk do kishte lënë shkollën në dy semestrat e fundit, Sofia do ishte një dentiste sot.

Ashton Kutcher: Para se të bëhej model dhe aktor, Kutcher ishte i vendosur të bëhej një inxhiner bio-mjekësor sepse shpresonte të kuronte vëllanë e tij binjak Michael nga sëmundja e zemrës që kishte.

Zayn Malik: Këngëtari ishte i zoti për të qenë një mësues dhe nëse nuk do kishte suksesin e tanishëm, kjo mund të ishte karriera e tij, me diplomë në gjuhë angleze./E.Ç

Të fundit

Papa Leoni: Ne jemi me të rinjtë e Gazës dhe Ukrainës

Në përfundim të Meshës përmbyllëse të Jubileut të Rinisë, Papa Leoni kujtoi të rinjtë e Gazës, Ukrainës dhe të...

Kush është Flodian Plaku? U kap me dy armë me vete

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me RENEA-n dhe Forcat e Posaçme Operacionale kanë arrestuar sot në Orikum një nga personat më të kërkuar të...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet nga përleshja mes dy të rinjve

Pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë kanë hedhur dritë mbi sherrin e dhunshëm në zonën e “Ujit të ftohtë” në Vlorë, ku mbetën...

Bllokohen 20 mjete lundruese, përbënin rrezik për pushuesit

Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, gjatë monitorimeve për rritjen e sigurisë detare gjatë kësaj jave, kanë bllokuar 20 mjete lundruese për shkelje të...

Banaku ku punonte 12-vjeçari falimentoi pas reklamës së Fevziut

Pas promovimit nga gazetari Blendi Fevziu, i cili vlerësoi sipërmarrjen e një 12-vjeçari që shiste limonadë në rezidencën luksoze Green Coast, realiteti në terren...

Lajme të tjera

Web TV