‘Është kthyer në një spital psikiatrik’/Teologu reagon ashpër ndaj përdoruesve të Tik-Tok

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teologu Vladimir Kera, i ftuar në një studio televizive, u shpreh se hapësira e TikTok është kthyer në një spital psikiatrik publik, ku të gjitha ata që bëjnë opinionin publik aty janë persona me probleme të shëndetit mendor.

Duke vijuar më tej, Kera theksoi shtetit dhe ligjvënësit duhet të marrin menjëherë masa, duke ndërtuar kode dhe mënyra si mund të mbrojnë qytetarët nga rrjetet sociale.

“Shpreh keqardhje për rrugën që kemi marrë. Njeriu udhëhiqet nga modet në jetë. Modelet që promovojnë janë shembulli më i keq që mund të na dalë.

Modeli sot është i udhëhequr nga sa para ka. Vlera ka shkuar në një periferi të skajshëm. Nuk vlerësohet më në bazë të vlerës një njeri, por në bazë të kapitalit.

Njeriu kur dallon nga kafshët, dallon nga arsyeja si i bën gjërat, dhe mënyra si i bën ato.

Rrjetet janë zgjatim i shqisave tona, na japin mundësinë dhe njerëzve që janë ligjvënës, që bëjnë arsim të kuptojmë dhe realitetin e gjërave. Rrjetet bëjnë dhe një zgjatim të keqes duke ne bërë ne publike.

Nuk duhet të heshtim. Duhet të marrim vendime serioze rehabilituese për njerëzit. Të ndërtohet kodit etik moral, të ndërtohet privatësia, të dënohet kur dikush hyn në privatësinë time.

Nuk e njoh shumë TikToK. Top lista e njerëzve të ndjekur asnjë Nuk është normal nga pikëpamja e shëndeti mendor.

Njëri ishte ujk, tjetri pinte kokainë. Asnjë nuk ishte normal. Ç’ është ky rrjet social që është spital psikiatri publik. Nuk gjen një njeri normal që mund t’i tregojë diçka normale, po bëhet spital psikiatrik.”, tha Kera./    S.M

Të fundit

1996 – Shpërthimi tragjik i Fluturimit TWA 800 mbi qiellin e New York-ut

Më 17 korrik 1996, mbrëmja mbi Long Island u ndriçua nga një shpërthim i tmerrshëm. Një aeroplan i tipit...

Kufiri i pataksueshëm, çfarë duhet të dini para se të udhëtoni drejt Shqipërisë!

Udhëtarët që vijnë nga një vend tjetër në Republikën e Shqipërisë përjashtohen nga detyrimet e importit për mallrat që gjenden në bagazhin e tyre...

Vijon ngërçi politik në Kosovë, dështon për herë të 48 konstituimi i Kuvendit të ri

Ka dështuar edhe përpjekja e 48-të për konstituimin e Kuvendit.  Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, u bëri thirrje subjekteve politike që të propozojnë nga...

“Mirëardhsh mik i shtrenjtë”/ Rama përcjell Presidentin e Emirateve të Bashkuara

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed përfundoi vizitën e tij në Shqipëri. Bin Zayed u përcoll në aeroportin e Rinasit nga kryeministri...

Zelensky zgjedh një grua si kryeministren e re të Ukrainës

Presidenti ukrainas i ka ngarkuar qeverisë së re detyrën e mbikëqyrjes së kontratave të mbrojtjes në fuqi, si pjesë e një përpjekjeje për të...

Lajme të tjera

Web TV