Tom Cruise zyrtarisht në lidhje me rusen 25 vite më të re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tom Cruise po ‘afrohet’ me rusen Elsina Khayrova dhe rregullisht kalon netët në banesën e saj në Londër, kanë thënë miqtë për MailOnline.

Cruise, 61 vjeç dhe Elsina Khayrova, 36, të dy morën pjesë në një darkë të mrekullueshme gala javën e kaluar në mbështetje të bamirësisë së Ambulancës ajrore të Londrës në hotelin me pesë yje Raffles, ku Princi William ishte mysafir nderi.

Cruise dhe e dashura e tij e re mbërritën në event veç e veç, por miqtë thonë se ata kanë kaluar gjithnjë e më shumë kohë së bashku.

Një burim i tha MailOnline se çifti tashmë janë zyrtarisht bashkë: “Në rrethin e Elsinës dihet se ajo dhe Tom tani janë çift. Javët e fundit janë afruar shumë, por janë shumë të kujdesshëm që të mos fotografohen bashkë sepse duan të ruajnë jetën e tyre private.

Tom e kalon natën në banesën e Elsinës, e cila, siç mund ta imagjinoni, është një vend shumë i bukur. Ata kënaqen me shoqërimin dhe pavarësisht nga pasuria e tyre, ata bëjnë shumë nga gjërat që bëjnë çiftet normale”.

Burimi zbuloi se dyshja kanë drekuar edhe privatisht në restorante të ndryshme luksoze në Londër dhe gjithashtu kanë shijuar shëtitjet së bashku të maskuar në Hyde Park, që është afër shtëpisë së Elsinës./E.Ç

Të fundit

1943 – Lufta e Dytë Botërore: Pushtimi i Sicilisë dhe hyrja e trupave në Messina

Pas zbarkimit të Aleatëve në Sicili më 9 korrik 1943, filloi një nga fushatat më të rëndësishme të Luftës...

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë më shumë se një vit...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Lajme të tjera

Web TV