Këto 3 shenja të Zodiakut godasin në shenjë kur behet fjalë për stil

Ekeni menduar ndonjëherë që janë pikërisht tre shenja të Zodiakut që vishen më bukur se të tjerët? Zbulojini ata më poshtë dhe ndoshta jeni e ju pjesë e tyre. Në rast se jo, të paktën merrni këshilla nga ta.

Luani
Luani është shenja e Zodiakut që vishet më bukur nga të gjithë. Një luan është gjithnjë në ndjekje të trendeve. Kjo shenjë e horoskopit nuk vesh asnjëherë të njejtën në mënyrë të përsëritur. Ai kombinon mirë ngjyrat dhe veshjet me aksesorët.

Peshorja
Peshores i duket jeta si një pasarelë. Ajo pëlqen të provojë veshje të reja, të ndryshojë stil herë pas herë. Peshorja nuk ka frikë të eksperimentojë sepse e di mjaft mirë që gjithçka i shkon asaj. Ajo kombinon në mënyrë perfekte veshjen, çantat, aksesorët dhe këpucët.

Ujori
Ujori pëlqen të jetë qendra e vëmendjes për shkak të veshjes. Nuk do ta shihni kurrë një ujor të veshur thjeshtë pasi atij i pëlqen të guxojë. Ujori është një nga shenjat e horoskopit që gjithnjë jep këshilla, dhe aq më tepër kur bëhet fjalë për këshilla të veshjeve./O.S