Komandanti i trupave amerikane në Kosovë: Të gatshëm kundër dhunës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komandanti i trupave paqeruajtëse amerikane në Kosovë tha se forcat e vendit të tij janë të pajisura dhe të gatshme për të parandaluar çdo dhunë në veriun e Kosovës.

NATO ka përforcuar praninë e saj në Kosovë me 1,000 trupa të tjerë pas dhunës që shpërtheu shtatorin e kaluar, gjatë së cilës një polic u vra në një shkëmbim zjarri midis policisë së Kosovës dhe personave të armatosur që hynë nga Serbia.

Disa nga ushtarët amerikanë janë të vendosur në kampin ‘Nothing Hill’ afër qytetit të Leposaviqit, në veri të Kosovës dhe patrullojnë rrugët që lidhin Kosovën me Serbinë.

“Ne jemi të gatshëm të reagojmë ndaj çdo gjëje dhe jemi të përgatitur mirë, të trajnuar mirë dhe të pajisur për të reaguar ndaj çdo gjëje që mund të ndodhë këtu. Unë jam i sigurt për këtë”, thotë Koloneli Ross Walker, Komandant i trupave amerikane në Kosovë.

Ushtarët amerikanë parkojnë kamionët e tyre të bardhë, që nuk janë të blinduar, afër kufirit me Serbinë dhe më pas ecin pranë hekurave metalike që deri vonë mbanin tabela që sinjalizonin vijën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Mendoj se çelësi për këtë është dialogu paqësor. Edhe pse jemi të gatshëm të reagojmë ndaj çdo gjëje, dëshira jonë është që t’i bëjmë gjithmonë gjërat përmes një dialogu kundër çdo lloj dhune”, thotë Koloneli amerikan, Ross Walker.

“Ne vijmë këtu mjaft shpesh. Nuk mund të flas për ndonjë hollësi për atë që kemi, ose nuk kemi parë, por nëse vërejmë diçka, informacioni u kalohet organeve të rendit vendas”, thotë Togeri i ushtrisë amerikane në Kosovë, Mcveigh.

NATO është përforcuar në Kosovë me 1,000 trupa shtesë pas dhunës që shpërtheu shtatorin e kaluar, gjatë së cilës një polic u vra në një shkëmbim zjarri midis policisë së Kosovës dhe personave të armatosur që hynë nga Serbia.

Lexo edhe :  Babë e bir u vranë në Kosovë, kolegët e tyre ulin qepenat

Diplomatët perëndimorë dhe disa analistë paralajmërojnë se tensionet më të fundit rreth vendimit të Kosovës që ndalon përdorimin e dinarit serb mund të nxisin më tej tensionet në veri./O.S

Të fundit

Porsche dhe çanta luksoze: surpriza e Ronaldos për Georginën pas fejesës

Cristiano Ronaldo besohet se e ka festuar fejesën e tij me të dashurën e tij prej shumë kohësh, Georgina...

Putin, paradë force makinash të blinduara drejt Alaskës

Presidenti rus Vladimir Putin ka udhëtuar sot nga Moska për në Bregun e Paqësorit me një limuzinë të blinduar përpara samitit të tij të...

Dëmi nga zjarret, ministri Vëngu shpjegon procedurat për dëmshpërblimin

E teksa kryeministri Edi Rama premtoi dëmshpërblim për të gjithë personat e prekur nga zjarret dhe shtëpi të reja, për banorët që kanë mbetur...

E kryer/ Jadon Sancho arrin akord me skuadrën e Serie A

Jadon Sancho do të luajë në Serinë A. Sulmuesi anglez, ka pranuar ofertën që ka mbërritur në adresë të tij dhe tashmë pritet vetëm...

Shqipëria ‘shkundet’ nga tërmeti, lëkundjet ndjehen edhe në Tiranë, ja sa ishte magnituda

Shqipëria është goditur pasditen e kësaj të premteje nga tërmeti. Lëkundjet janë ndjerë edhe në kryeqytet ndërsa mësohet se magnituda ka qenë 3.1 ballë. Nuk...

Lajme të tjera

Web TV