Pas testit të ADN, e reja zbulon se ish i dashuri ishte vëllai i saj!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Victoria Hill, e cila jeton në SHBA, gjithmonë pyeste veten se si ishte kaq e ndryshme nga i ati për nga pamja dhe temperamenti. E reja, e cila ishte konfuze sepse askush në familjen e saj nuk kishte një gjendje shëndetësore që po përjetonte, bëri analizat e ADN-së në shtëpi, të cilat kohët e fundit janë bërë gjithnjë e më të njohura në Shtetet e Bashkuara.

Pas rezultateve të ADN, Victoria mësoi se kishte më shumë vëllezër e motra se vëllai me të cilin ishte rritur dhe se  njeri prej tyre ishte dhe ish i dashuri i saj. Ky numër tani për tani është 22. Babai i saj biologjik nuk ishte njeriu që e rriti, por një mjek i fertilizimit in vitro që ndihmoi nënën e tij të mbetej shtatzënë duke përdorur spermën e tij. Sipas njërit prej vëllezërve, ky mjek i quajtur Burton Caldëell përdori spermën e tij gjatë procesit të fekondimit in vitro pa pëlqimin e nënës. CNN International shkroi se ky incident i përjetuar nga Victoria Hill është rasti më ekstrem i viteve të fundit dhe zbulon pasojat e tmerrshme të shkaktuara nga mungesa e rregullave. CNN zbuloi se më shumë se 30 mjekë në të gjithë vendin u kapën ose u akuzuan për përdorimin e fshehtë të spermës së tyre për të mbarsur pacientët e tyre.

Sipas një sondazhi mbarëkombëtar të kryer nga CNN, shumica e shteteve në SHBA nuk kanë ligje kundër këtij mashtrimi të kryer nga mjekët. Mjekët e akuzuar për ‘mashtrim të fertilitetit’ kanë një avantazh të jashtëzakonshëm në gjykatë, që do të thotë se ata rrallë përballen me dënimin./E.T

Të fundit

Tatuazhet sekrete të mumjes siberiane janë nxjerrë në dritë

Ashtu si Ötzi, kjo mumje siberiane u ruajt e paprekur nga akulli: mbi trupin e tij ishte një bestiar...

Zbulohet baza sekrete bërthamore e Koresë së Veriut

Koreja e Veriut ka një bazë raketash sekrete, të pa raportuar më parë, pranë kufirit të saj verior me Kinën, e cila mund të...

SHBA vendos sanksione ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve në Hagë

Qeveria amerikane ka vendosur përsëri sanksione ndaj gjyqtarëve dhe ndaj prokurorëve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Këto sanksione u vendosën "në përgjigje të kërcënimeve të...

Ish-zv.drejtori i AKSHI-t u zhduk për 10 orë, gazetarja Lala: Kishte marrë para me fajde

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me lëvizjet e kryera pak para se ish-zv.drejtori i AKSHI-t Daniel Shima të zhdukej për 10 orë....

“Daniel Shima u rrëmbye”, akuzat e Berishës: Ishte në bodrumet e Suel Çelës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se ish-zv.drejtori i AKSHI-t, Daniel Shima, është rrëmbyer. “Ky person i shkarkuar në mënyrë brutale para një viti...

Lajme të tjera

Web TV