Problemet me TikTok/ Rama takim me Drejtorin e kompanisë: Diskutuam ngjarjet e fundit…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama është takuar sot me Drejtorin e Përgjithshëm të kompanisë TikTok, Theo Bertram, me të cilin ka ndarë shqetësimin që ky rrjet social po shkakton në shoqëri.

Kryeministri tregon se me Bertram diskutoi për ngjarjet e fundit në Shqipëri dhe nevojën për të rritur vigjilencën kundër dhunës, shantazheve e gjuhës së urrejtjes online.

“U njohëm me masat që po merren nga kompania për të rritur nivelin e moderimit të mesazheve në gjuhën shqipe. Ishte kënaqësi informimi mbi nivelin e lartë të vetëdijes së kolosit social Tik Tok, për rreziqet që i kanosen rrjeteve sociale dhe të investimeve të kompanisë në përballimin dhe shmangien e tyre”, shkruan kreu i qeverisë në “Facebook“, ku ndau edhe foto nga takimi.

Aplikacioni “TikTok” është shndërruar në një rrjet social shqetësues së fundi, i cili në vendin tonë ka ndikuar në rritjen e krimeve kibernetike. Rasti më i fundit ishte ai i 27-vjeçares, që dyshohet se vrau veten pas publikimit të një fotoje intime në “TikTok”. E reja i dha fund jetës duke u hedhur nga tarraca e katit të tretë në Kamëz, ndërkohë që u arrestua tiktok-eri Altin Çoku, nën akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes./O.S

 

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV