12-vjeçari zgjidh misterin 2,000 vjeçar të armës së lashtë “Rrezja e vdekjes” (FOTOT)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një djalë 12-vjeçar duket se ka zgjidhur misterin e armëve me rreze të përshkruara në imazhet e disa shekujve më parë, duke krijuar atë që quhej “rrezja e vdekjes” e përshkruar dikur nga Arkimedi.

Autori i shekullit të dytë Lucian, shkruan se filozofi grek kishte krijuar dizajnin e rrezes së vdekjes për të mbajtur larg luftanijet romake gjatë rrethimit të Sirakuzës në vitet 213-212 BCE.

Arkimedi besohet se ka përdorur një seri pasqyrash për të përqendruar dritën e diellit në anijet armike që afroheshin, duke i ndezur ato në flakë.

Por për këtë nuk ka prova të qarta dhe studiuesit prej atëherë prej vitesh.

Shumë studiues përfshi dhe filozofin francez René Descartes, e konsideronin trillim.

Por nxënësi kanadez Brenden Sener ka realizuar një imitim të rrezes së vdekjes duke përdorur pasqyra të harkuara dhe llampa LED duke provuar se mund të funksionojë.

Brenden krijoi një version në miniaturë të rrezes dhe zbuloi se duke fokusuar burimin e nxehtësisë 50-watt mbi një karton, temperatura rritej me shtimin e pasqyrave.

Zbulimi tij është i ngjashëm me atë të studiuesve të Massachusetts Institute of Technology në SHBA, që krijuan një kopje të armës së Arkimedit dhe zbuluan se rrezja e vdekjes mund të ndizte në flakë një anije të drunjtë në 11 minuta.

Sipas tyre një burim nxehtësie me disa pasqyra të fokusuara në objektiv me kënd të saktë, mund ta ndezin atë”, thuhet në artikullin e Canadian Science Fair Journal.

Brenden ka marrë disa çmime fizike dhe inxhinierie nga shkolla Matthews Hall, nga panairi shkencës Thames Valley në Londër.

Ilustrim i menyres si funksiononte “rrezja e vdekjes”

 

 

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV