Harry dhe Meghan ndryshojnë mbiemrin e fëmijëve të tyre duke thyer rregullin mbretëror

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbiemri i ri i princit Archie dhe princeshës Lilibet thyen një traditë të lashtë mbretërore që daton nga viti 1964. Më 13 shkurt, princi Harry dhe Meghan Markle hapën faqen e tyre zyrtare me një emër të ri, Sussex.com, në të cilën ata përdorin titujt e tyre mbretërorë, Duka dhe Dukesha e Sussex-it, si dhe stemën zyrtare mbretërore.

Faqja e internetit zëvendëson Archewell.com dhe përmban gjithashtu emrat e fëmijëve të tyre të prezantuar si Archie dhe Lilibet Sussex. Të vegjlit kishin më parë mbiemrin Mountbatten-Windsor, duke ruajtur prej dekadash traditën që thotë se pasardhësit mbretërorë mbajnë mbiemrin Mountbatten-Windsor. Përjashtim bëjnë ata që gëzojnë titullin “Madhëria e tij/saj” apo “Princ/Princeshë” si dhe pasardhëset që martohen.

Harry dhe Meghan morën mbiemrin Sussex për fëmijët e tyre pas kurorëzimit të mbretit Charles III në maj 2023. Sipas një burimi për The Times, mbiemri “përfaqëson bashkimin e tyre”.

Princi Harry dhe Meghan hoqën dorë nga detyrat mbretërore në fillim të vitit 2020. Atyrë iu lanë titujt Dukë dhe Dukeshë, por u vendos që nuk do t’i përdornin pasi nuk janë më anëtarë të familjes që ushtrojnë funksione.

Archie dhe Lilibet i morën titujt Princ dhe Princeshë pasi Mbretëresha Elizabeth II ndërroi jetë në shtator 2022 dhe gjyshi i tyre, Charles u kurorëzua mbret. Pas pagëzimit të Lilibet në mars 2023, u konfirmua se dy fëmijët e Harry dhe Meghan kishin marrë titujt mbretërorë Princ dhe Princeshë./E.Ç

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV