Ironia e zv.Kryeministrit të Kosovës, e quan Ramën “ndërkombëtar”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zv.kryeministri i Kosovës Besnik Bislimi e ka cilësuar Edi Ramën si “ndërkombëtar” në një intervistë për Koha TV, kur është pyetur nëse është komunikuar me kryeministrin e Shqipërisë për të përçuar qëndrimet e Prishtinës në SHBA. Kësaj pyetje Bislimi i është përgjigjur duke thënë se “nuk na vijnë ne ndërkombëtarë nga shtetet e tjera për t’u komunikuar ne qëndrimet tona SHBA-ve”.

Deklarata ironizuese e Bislimit duket se vjen pas qëndrimeve “si ndërkombëtar” të mbajtura nga Edi Rama për Kosovën. Shpeshherë në takime ndërkombëtare, kryeministri shqiptar ka bërë më shumë avokatinë e Serbisë sesa të Kosovës.

INTERVISTA:

Keni komunikuar me Ramën për të sqaruar keqkuptimet për qëndrimin e njëanshëm mund t’i kushtojnë Kosovës?

Bislimi: Raporti i Kosovës me SHBA-në është i ndërtuar mbi principe, jo mbi kërcënime.

Deklarata të tilla nuk janë aspak shqetësuese?

Bislimi: Çdo deklaratë merr trajtimin e merituar, por qeveria nuk qeveris me kërcënime, por me politika dhe me ligje. Ne kemi një ambasador në SHBA dhe SHBA ka ambasadorin e saj në Kosovë. Nuk na vijnë ne ndërkombëtarë nga shtete të tjera për t’i komunikuar qëndrimet tona SHBA-ve. Kurti ka linjë të drejtë komunikimi me zotin O’ Brian.

Jeni përpjekur që përmes kryeministrit Rama t’i sqarohet ky qëndrim sekretarit Blinken?

Bislimi: Ka një tendencë që Kosova të shihet nga prizmi ndërkombëtar nga dy ekstreme. Ekstremi i parë është që Kosova nuk ka kapacitete të marrë vendime autonome. Nga ana tjetër t’i vendosen standarde të tilla ku Kosova nuk ka mundësi të tregojë nivele të ndryshme të performancës./O.S

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV