E trishtë, pasi humbi fëmijën, ndërron jetë në moshë të re Klodiana Ajazi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një lajm i hidhur ka ardhur nga Dhoma Ekonomike e Gruas, drejtoresha e Dhomës Ekonomike të Gruas, Klodiana Ajazi, ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka bërë të ditur Dhoma Ekonomike e Gruas, ku shkruan se “Shpirti i saj u nis për në qiell, as dy muaj pas fëmijës së saj ëngjëll në muajin e 7 të shtatzanisë”.

Klodiana Ajazi, prej disa javësh ndodhej në gjendje kritike për jetën, pas një komplikacion si pasojë e humbjes së fëmijës.

Në gjendje kritike për jetën, Ajazi u dërgua në Stamboll për trajtim të specializuar.

Për shkak se trajtimi i specializuar ishte i kushtueshëm, familjarët e Klodjana Ajazit, nuk kishin mundësi ta përballonin ekonomikisht.

Për këtë arsye u hap dhe një GoFundMe, për të mbledhur shumën prej 150 mijë euro për kurimin dhe shpëtimin e saj.

Fatkeqësisht trajtimi i specializuar dhe mjekimi në Stamboll nuk e bëri të mundur shpëtimin e saj.

“Duke ju falenderuar përulësisht për angazhimin e jashtëzakonshëm në përpjekje të shërimit të Klodiana Ajazit, drejtore e Dhomës Ekonomike të Gruas, fatkeqësisht kjo nuk e bëri të mundur shpëtimin e saj. Shpirti i saj u nis për në qiell, as dy muaj pas fëmijës së saj ëngjëll në muajin e 7 të të shtatzanisë. Sot familja dhe miqtë janë të pikëlluar për humbjen e një jete kaq të re. Bordi i Dhomës dhe anëtarët kanë humbur sot një mike, sipërmarrëse të re, punëtore, energjike, pozitive dhe bashkëpunëtore”, – shkruan Dhoma Ekonomike e Gruas./E.T

Të fundit

Gramsh, deri tani 200 të evakuuar! Shteti ofron strehim me 165 çadra kampingu

Situata e zjarreve po e con Shqipërinë thuajse në një situatë të jashtëzakonshme. Deri tani raportohet se Gramshi është...

Fushë-Arrëz, prefektja e qarkut viziton fshatrat e prekur nga zjarret

Prefektja e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni, ka mbërritur në fshatrat Xath e Flet të njësisë administrative Blerim, në bashkinë e Fushë-Arrëzit, aty ku janë...

Shqiptarë, kujdes! Rrahjet e zemrës shtohen dyfish këto ditë

Tirana, por jo vetëm po përvëlon nga temperaturat ekstreme të këtyre ditëve. Termometri ka shënuar 43 gradë në hije pasditen e së hënës dhe kështu...

Mali i Zi, një ushtar i vdekur dhe një tjetër i plagosur

Një ushtar i Malit të Zi ka vdekur dhe një tjetër është plagosur seriozisht si pasojë e përmbysjes së një autocisterne që po përdorej...

Sa para qarkullojnë jashtë bankave në Shqipëri? Raportohet një shifër…

Sasia e parave që qarkullon jashtë bankave në vend arriti në gati 442 miliardë lekë apo rreth 4.5 miliardë euro. Ky është niveli më...

Lajme të tjera

Web TV