Ledjona nuk e heq nga goja ish-in: Na lidh fëmija, do kem marrëdhënie me të gjithë jetën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ledjona Xheladinaj, është shprehur sërish për ish-partnerin dhe babain e vajzës së saj, duke përsëritur se ruan komunikimin të mirë.

Gjatë një diskutimi për ish-partnerët në shtëpinë e “Big Brother VIP”, gazetarja tha se do të ruajë marrëdhëniet me ish-bashkëshortin, pasi i lidh një fëmijë.

“Na lidh një fëmijë, mendoj se marrëdhënien me të do ta kem gjithë jetën. E kam shumë korrekte. Dhe marrëdhënia me ish-in nuk më ka penguar në marrëdhëniet e tjera”.

Ndërsa, vetë ish-partneri i Ledjonës, një reagim të bërë në rrjetet sociale pak ditë më parë, e quajti gazetaren mashtruese, duke pretenduar se ajo nuk e lejon të shohë vajzën.

“Sa fallco që je, pse mashtron dhe të beson një publik i tërë ty kur unë si prind nuk e di ku jeton vajza ime dhe më ke e ke lënë ti, sepse ti vajzë s’ke komunikim me mua fare dhe çupkës ia ke prerë komunikimin me mua. Mos u shtir aty se e dinë të gjithë çfarë baba isha unë dhe jam unë dhe sa pranë i kam qëndruar asaj vajzës që ti i ke futur sot urrejtje për mua. Para disa ditësh, ti kë hapur një padi për të marrë çupën pa firmën time, pse s’i tregon realitetin aty”./O.S

Të fundit

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

“Perëndimi të pranojë realitetin në Ukrainë”, Rusia nuk lëshon pe

Rusia nuk kërkon armëpushim në Ukrainë por një paqe të qëndrueshme. Këtë fakt e ka bërë të ditur, Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov...

Shkarkimet e drejtorëve nga Rama, kryebashkiaku Dredha: Kemi bërë analizë dhe…

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha në “Ditarin Qendror” i dha përgjigje disa pyetjeve lidhur me raportin e tij me kryeministrin, pasi edhe sot Edi...

Ku do të jetë Rama nesër? Zbulohet plani i kryeministrit për bashkitë

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama do të jetë nesër në Bashkinë e Fierit, më e madhe e bashkive të jugut. Pas...

Lajme të tjera

Web TV