“Ska qira pa 400 euro”/Ana e “keqe” e turizmit ekspertët: Bumi sjell rritje çmimesh për..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Boom’-i turistik ka edhe një anë tjetër thonë ekspertët, që është rritja e kostove të qirave, restoranteve dhe pushimeve për ne vendasit.

Promovimet e Shqipërisë nëpër rrjetet sociale për shkak të kostos së lirë dhe bukurive natyrore, bën që në 2023-shin vendi ynë të vizitohej nga mbi 10 milion të huaj.

Pano Soko, Ekspert për ekonominë thotë: “Duke pasur parasysh që një pjesë e mirë e stokut të apartamenteve që ishin për t’u dhënë për qytetarët janë transferuar tek qiratë ditore të AirBnb, kjo ka reflektuar edhe te çmimi i qirave. Po flasim për qira minimalisht 400 euro. Duke qenë se turistët që vijnë shikohen si potencial shumë i mirë përfitimi ekonomik, të gjitha objektet e shërbimit rreth zonës turistike, rrisin çmimet bazuar në këtë rregull. Një supermarket në Sarandë rrit çmimet. Shqipëria po bëhet e shtrenjtë për shqiptarët, kjo ndodh edhe në vendet e tjera si Mykonos, për grekët e zakonshëm është vështirësisht i arritshëm. Shqipëria po kthehet në një destinacion vështirësisht të arritshëm për shqiptarët. Sa herë fillon sezoni turistik, në rrjetet sociale denoncohen çmimet. Duhet të përshtatemi me realitetin e ri dhe sa herë vijnë turistë ka rritje çmimesh. Shumë emigrantë që kanë ikur të vijnë dhe të kontribuojnë ne vendin e tyre, kur të shohin që rregullat zbatohen për ata njerëz që kanë vendosur te ikin por mund ta rishohin edhe njëherë këtë vendim.”./O.S

Të fundit

Vlorës, flakët djegin zonën e mbrojtur! Helikopterë e zjarrfikëse në terren

Situata në Akërni të Vlorës vijon të paraqitet alarmante që prej ditës së djeshme ku një vatër zjarri shpërtheu...

KQZ shpall listën e deputetëve të zgjedhur sipas qarqeve

KQZ ka finalizuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit ndërsa në faqen zyrtare është publikuar edhe lista e deputetëve. Rezultatet pritet të...

Spartak Ngjela: Berisha vijon të mos i njohë zgjedhjet, edhe pse i ka humbur

Berisha vijon të mos i njohë zgjedhjet; edhe pse i ka humbur shumë thellë zgjedhjet e majit të këtij viti me Partinë Demokratike. Dhe Saliu...

Oferta e fundit e Liverpool për Isak vendos rekord!

Liverpool është padyshim "mbreti" i merkatos së kësaj vere, por klubi i kuq ende nuk e ka mbyllur merkaton pasi pret të bëjë edhe...

Mjeti lundrues pëson defekt në motorr, Policia u vjen në ndihmë turistëve

Policia Kufijtare i ka ardhur në ndihmë një grupi turistësh në Gjirin e Kakomesë, pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defect në motorr. Përmes një...

Lajme të tjera

Web TV