U kap në Turqi, Prokuroria e Shkodrës dërgon dosjen për ekstradimin e Ibrahim Licit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Shkodrës i ka përcjellë materialet Ministrisë së Drejtësisë bashkë me kërkesën për ekstradimin e Ibrahim Licit. Ky i fundit u arrestua sipas policisë shqiptare javën e kaluar në Turqi lidhur me vrasjen e Endri Mustafës, ndërsa familjarët pretenduan se i shumëkërkuari u vetëdorëzua.

Pas kësaj pritet që ministria e Drejtësisë t’i drejtohet shtetit turk me kërkesën zyrtare të ekstradimit. Gjykata Shkodrës, në vitin 2021, i ka caktuar Licit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armeve shpërthyese dhe municionit”, pasi më datë 15.05.2021, dyshohet ka vrarë me armë zjarri pistoletë, Endri Mustafën.

Ashtu siç ishte përfolur për vendodhjen e tij pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar, Ibrahim Lici u arrestua në Turqi. Lici u vu në pranga kur Policia turke finalizoi operacionin policor të koduar “Jehona”.

Pas publikimit të lajmit, Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit deklaroi nga Turqia se ky i fundit nuk është arrestuar nga policia, por është vetëdorëzuar me qëllim për të kërkuar azil në shtetin turk për shkak se nuk ndihet i sigurtë në Shqipëri. Ai thotë se e nuk është e vërtetë se Ibrahim Lici është arrestuar dhe shton se i vëllai i tij është i pafajshëm dhe nuk ka kryer asnjë vrasje./O.S

     

    Të fundit

    Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

    Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

    Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

    Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

    Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

    Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

    Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

    Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

    “Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

    Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

    Lajme të tjera

    Web TV