Shtyhet seanca për Erzen Breçanin/ GJKKO cakton mjekët për ekspertim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është shtyrë për të premten seanca në ngarkim të ish-nën drejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçanit. Shkak është bërë gjendja shëndetësore e tij. Mësohet se ai është shtruar në spitalin e burgut prej disa ditësh.

Avokatët e tij kanë kërkuar ndryshim të masës së sigurisë, ku janë shprehur se ai ka probleme me zemrën dhe se i rrezikohet jeta në qeli. Ndërkohë gjykata ka pranuar kërkesën e tyre, ku dhe kanë caktuar mjekët për të kryer akt-ekspertizën mjekësore të kërkuar.

Kujtojmë se Breçani u arrestua në nëntor të 2023 dhe akuzohet për pastrim parash dhe përkrahje të autorit të krimit. Më 20 nëntor, SPAK lëshoi 11 urdhër-arreste për goditjen e grupit të strukturuar kriminal. Nga këto urdhër arreste u ekzekutuan 5 prej tyre, arrestimi i Erzen Breçanit ish drejtor i Policisë së Tiranës, Dedan Gjoni shefi i krimeve në Komisariatin numër 6, Bujar Ajezi, Besmir Murati të cilët u lanë në burg nga GJKKO. Po ashtu në Spanjë u arrestuar Ismail Zeneli, për të cilin kanë nisur procedurat për ekstradim./O.S

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV