Video/ Vizita në Turqi, Rama mbërrin në Ankara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në aeroportin ndërkombëtar të Ankarasë, ku me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, do të zhvillojë një vizitë dy palëshe. Kreu i qeverisë është pritur nga një delegacion sapo ka zbritur nga avioni.

“Turqi, Ankara – Mbërritja në aeroportin ndërkombëtar të Ankarasë, me ftesë të Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për vizitën dypalëshe dhe takimin e Këshillit Strategjik të Nivelit të Lartë mes dy qeverive tona”, shkruan kreu i qeverisë në rrjetet sociale.

Rama dhe Erdogan pritet të takohen rreth orës 14:30. 15 minuta më vonë, ata do të zhvillojnë një takim bilateral.


Më vonë, rreth orës 15:45, Rama dhe Erdogan do të drejtojnë Mbledhjen e Bashkëpunimit të Nivelit të lartë midis dy vendeve, me pjesëmarrjen edhe të disa prej ministrave të kabineteve qeveritare respektive.

Në kuadër të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes Turqisë dhe Shqipërisë do të nënshkruhen në vijim disa marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi dypalëshe në fushën e mjedisit, mbrojtjes, të medias dhe komunikimit, etj., e parashikuar të ndodhë rreth orës 16:45.

Në përfundim të vizitës, Kryeministri Rama dhe Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan do të komunikojnë për median deklaratën e përbashkët për shtyp.

Ndërsa rreth orës 17:45 do të zhvillohet një darkë mes Ramës dhe Erdogan.

Së bashku me Kryeministrin Rama pjesë e delegacionit qeveritar do të jenë dhe Zv/Kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku; Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani; Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi; Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj; Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu; Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu; si dhe  Ministrja  i Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro./O.S

Të fundit

Sforco e fundit për një blerje kryevepër! Perez, “all in” për yllin e mesfushës

Luka Modric po luan ndeshjet e fundit me fanellën e Real Madrid. Kroati do ta mbyllë përfundimisht me "Los...

Edi Rama, njeriu që lindi politikan dhe u bë kryeministër. Si do të flasë historia?

Sot, më 4 korrik 2025, Kryeministri Edi Rama feston 61-vjetorin e lindjes. Ai ka mbajtur poste kyçe në jetën publike të vendit për më...

U testua 1 shekull më parë, a është ky avioni i së ardhmes?

Një shekull pas fluturimit të parë të një avioni me trup dhe krah të bashkuar, një përpjekje që përfundoi asokohe me përplasje, ky koncept...

Grabitje me vlerë 1 mln paund, kapen tre “skifterët” shqiptarë në Angli

Katër persona, mes tyre tre shqiptarë janë arrestuar në Britaninë e Madhe pasi akuzohen për disa grabitje me vlerë 1 milionë paund. Mësohet se Endrit...

Kurti: Ushtria e Kosovës ka shënuar rritje prej 123% për numrin e ushtarëve

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, duke folur për investimet dhe rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të vendit, ka thënë se krahas...

Lajme të tjera

Web TV