Kush është avokati që i vendosën tritol në hyrjen e biznesit në Sarandë

Një sasi tritoli është gjetur në ambientet e jashtme të një biznesi në qytetin e Sarandës. Lënda plasëse është gjetur e pa shpërthyer pranë hyrjes kryesore të sipërmarjes që merrej me organizimin e eventeve.

Biznesi ku është vendosur eksplozivi rezulton në pronësi të avokatit Ilia Thanasi, ish kryetar i komunës Aliko.

Nuk dihet ende nëse lënda eksplozive nuk ka mundur të shpërthejë apo ishte thjesht një paralajmërim për pronarin e biznesit.

Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve./O.S