Së shpejti nuk do mund të bëni më ‘screenshot’ në WhatsApp

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

WhatsApp po teston një funksionalitet të ri që i ndalon përdoruesit t’i bëjnë ‘screenshot’ të profilit të përdoruesve të tjerë. Funksioni i ri i platformës së mesazheve synon të rrisë privatësinë e përdoruesëve duke parandaluar shkarkimin dhe ndarjen e fotove personale pa pëlqimin e tyre.

Siç është vërejtur nga WABetaInfo, versioni më i fundit beta i WhatsApp për Android, i cili është i disponueshëm në Google Play Store, kur përdoruesit përpiqen të bëjnë një ‘screenshot’ të profilit të një personi tjetër, ata do të marrin një njoftim duke thënë “Nuk mund të bëni screenshot për shkak të kufizimeve të aplikacionit” siç mund të shihet në imazhin më poshtë.

Kjo është e ngjashme me Snapchat dhe aplikacionet e pagesave si Paytm dhe Google Pay, të cilat gjithashtu i pengojnë përdoruesit të bëjnë screenshot.

Funksioni i bllokimit të ‘screenshot’ është i disponueshëm për një pjesë të vogël të testuesve beta për momentin, por duket se funksionaliteti do të shpërndahet për të gjithë në javët e ardhshme./E.Ç

Të fundit

Horoskopi ditor, 27 Gusht 2025

Dashi Ambient mjaft i ngrohte sot për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni me afër se kurrë me...

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet ka përplasur një këmbësore që...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Lajme të tjera

Web TV