E gjithë familja Meta e dyshuar! Zbardhen detaje të reja nga krimi horror në Durrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtatë persona janë shoqëruar në polici në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Durrës ku 19-veçarja Hygerta Meta dyshohet se vrau babain e saj, Pëllumb Meta.

Mësohet se policia ka kryer kontrolle të imtësishme në banesën e familjes për të gjetur armën e zjarrit, me të cilën është qëlluar 4 herë drejt viktimës.

Ndërkohë, në pyetje është marrë nëna e 19-vjeçares dhe vëllezërit e të resë. Për momentin, e gjithë familja Meta është e dyshuar për vrasjen e kryefamiljarit të saj.

Ndërkohë drejtues të policisë deklarojnë se as arma e krimit dhe as celulari i viktimës nuk janë gjetur ende.

Më herët, e reja deklaroi se krimin e ka kryer e vetme, për shkak se babai nuk e lejonte të vazhdonte studimet por donte ta fejonte me një person nga fshati, i cili jetonte në Itali.

Megjithatë, thellësia e gropës ku ishte futur trupi, rrethanat në të cilat kufoma u gjet si dhe lëvizja e makinës nga shtëpia drejt zonës së Currilave në Durrës, ngrenë dyshime mbi gjithë familjarët, pasi vajza nuk kishte fizikun e duhur për ta kryer krimin e vetme, e po ashtu nuk ka as patentë./   S.M

Të fundit

SPAK mbyll hetimin ndaj ish-deputetit Çyrbja (3 vepra penale)

SPAK, ka përfunduar hetimin e nisur ndaj ish-deputetit socialist, Jurgis Çyrbja. Në dosjen e dërguar në gjykatë, ku janë...

Rusia nuk trembet, Lavrov: Të shohim se ç’dëshiron në të vërtet SHBA-ja

Ministri i Jashtëm rus thotë se nuk ka dyshim se Moska do të jetë në gjendje të përballojë çdo sanksion të ri nga SHBA-të. Sipas...

Policia e Vlorës aksione blic: gjoba të majme dhe konfiskim makinash

Drejtoria e policisë së Vlorës ka vijuar kontrollet në të gjitha rrugët e qytetit bregdetar për evidentimin dhe ndëshkimin e parkimeve të parregullta që...

Sulmet izraelite vrasin 12 persona në Luginën Bekaa të Libanit

Të paktën 12 persona janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Luginën Bekaa lindore të Libanit. Shtatë sirianë, përfshirë një familje me pesë anëtarë, dhe...

Kanadezët zbulojnë Shqipërinë: Një perlë ballkanike!

Vendi ynë vijon të rrëmbejë vëmendjen e agjencive më të mëdha turistike botërore, që sugjerojnë njëkohësisht se mbetet një nga destinacionet e kësaj vere. Një...

Lajme të tjera

Web TV