E rëndë në Durrës/ 19-vjeçarja vret me armë babanë: Më detyronte të fejohem!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës. Një 19-vjeçare ka vrarë me armë zjarri babanë e saj dhe e ka varrosur në kasollen e lopës.

E reja ka deklaruar në polici se i ati e ka detyruar që të fejohet pa dëshirën e saj.

Vrasja ka ndodhur më datë 13 shkurt, dhe 50-vjeçari Pëllumb Meta ka qenë i varrosur për 10 ditë në oborrin e banesës. Ka qenë një denoncim i djalit se ka humbur kontaktet me babanë që u zbulua ngjarja e rëndë.

Policia ka arrestuar 19-vjeçaren Hygerta Meta. Trupi i 50-vjeçarit është zhvarrosur dhe është transportuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës së mëtejshme.

“Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se autore e vrasjes së 50-vjeçarit është vajza e tij, shtetasja Hygerta Meta, 19 vjeçe, e cila është arrestuar për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.  Shtetasja Hygerta Meta ka deklaruar se motivi i vrasjes ka qenë nxitja prej babait, për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare që kanë patur”, njofton policia.