A e dini çfarë do të ndodhte nëse nuk do të kishim 29 shkurtin një herë në 4 vjet?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tashmë jemi mësuar të dëgjojmë që Tokës i duhen 365 ditë që të përfundojë rrotulllimin e saj, por në fakt zgjat 365 ditë e çerek. Vitet e brishta ndihmojnë që kalendari 12-mujor të përkojë me lëvizjen e planetit tonë rreth Diellit.

Pas 4 vitesh, orët e mbetura plotësojnë një ditë të plotë. Në vitin e brishtë, ne e shtojmë këtë ditë në muajin shkurt duke e bërë me 29 ditë nga 28.

Ideja nisi në Romën e lashtë ku njerëzit përdornin një kalendar me 355 ditë nga 365 sepse e bazonin në ciklet dhe fazat e Hënës. Ata vunë re se kalendari nuk po përputhej me stinët kështu që çdo dy vjet shtuan një muaj që e quajtën Mercedonius për të plotësuar ditët.

Në vitin 45 para Krishtit, perandori romak Jul Cezari prezantoi kalendarin diellor që ishte bazuar në një model egjiptian. Çdo 4 vjet, shkurtit i shtohej një ditë që të përputhej me rrotullimin e Tokës rreth Diellit. Në nder të Cezarit, sistemi njihet ende si kalendari julian.

Por me kohën njerëzit kuptuan se rrotullimi i Tokës nuk zgjaste 365.25 ditë por 365.24 ditë ose 11 minuta më pak. Kështu që duke shtuar një ditë të plotë çdo 4 vjet ishte një korrigjim i tepërt.

Më 1582, Papa Gregori XIII firmosi një urdhër që bënte një rregullim të vogël. Viti i brishtë do të vazhdonte çdo 4 vjet përveçse në vitet “shekullore” ose të përpjesëtueshëm me 100 si 1700 apo 2100, vetëm nëse ata nuk përpjesëtoheshin gjithashtu edhe me 400. Duket pak e vështirë, por kjo rregulloi sistemin që ne vazhdojmë të përdorim ende, kalendarin gregorian.

Por çfarë do të ndodhte nëse nuk do të ekzistonte viti i brishtë? Si fillim, nuk do të përputhej me stinët. Kjo mund të sillte që solsticet dhe ekuinokset të ndodhnin në një kohë tjetër nga ajo që pritet.

Lexo edhe :  viti 681/Bullgaria, themelimi i shtetit pas fitores mbi bizantët

Dimri mund të ndodhte në periudhën që kalendari do e tregonte si stinën e verës dhe kjo do të ngatërronte fermerët pasi nuk do dinin se kur duhet të mbillnin farat./E.Ç

Të fundit

Gramsh, të lënduarit transportohen me helikopter drejt Tiranës

Në situatën dramatike që po përjeton Gramshi prej disa ditësh, ka nisur transportimi me helikopter i të lënduarve nga...

Zgjidhet më e bukura e Bjeshkëve, ka ardhur nga Kanadaja

Ashtu sikurse dhe çdo vit fundjavën që lamë pas u mbajt në Qafën e Predecelit “Miss Bjeshka”, një nga traditat e hershme të Malësisë...

Anglia liron 26 mijë të burgosur: Nuk kemi vend

Mbi 26,000 të burgosur, përfshirë edhe disa me dënime të gjata, janë liruar në Mbretërinë e Bashkuar në kuadër të një programi qeveritar që...

Zbulohet arsyeja pse Cristiano e mban celularin jashtë dhomës së gjumit

Tashmë të gjithë e dinë se Cristiano Ronaldo mban një rutinë rigoroze stërvitore në moshën 40 vjeç, si dhe ndjek udhëzime po aq të...

Tiranë, bie nga lartësia në kantier! Humb jetën punëtori 67-vjeçar

Një 67-vjeçar, punëtor në një kantierë ndërtimi ka humbur jetën tragjikisht ditën e djeshme. Policia e Tiranës njofton se shtetasi Rr.M., 67-vjeç ka humbur...

Lajme të tjera

Web TV