Çfarë i shkakton ngërçet e këmbëve? Ja si t’i trajtoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tkurrjet muskulare në pulpën e këmbës shkaktojnë shumë dhimbje të forta, veçanërisht kur ato shfaqen gjatë natës. Këto ngërçe zakonisht prekin pjesën e pulpës së këmbës, shputën e këmbës madje edhe tendinat.

Ato janë më të shpeshta pas moshës 40-50 vjeçare. Deri më tani, shkencëtarët nuk kanë arritur të përcaktojnë një shkaktar të saktë të tkurrjeve muskulare, por teoritë janë të shumta.

Disa shkencëtarë janë të mendimit se stili modern i jetesës, është një nga shkaktarët e mundshëm të tkurrjeve të muskujve të këmbës. Nëse më parë, njerëzit kalonin shumë kohë duke ecur, duke u ulur dhe ngritur në këmbë, tani shtendosjes së tendinave të këmbës i kushtohet më pak kohë.

Ekspertë të tjerë thonë se gjatë gjumit, këmba është në pozicion të njëjtë për disa orë dhe çdo lëvizje e vogël shkakton kontraktim. Ngërçet e këmbës shfaqen më shumë në verë se në dimër. Gjatë verës, rritja dhe riparimi i nervave është më intensiv.

Sipas teorive të tjera, gjatë verës njerëzit ushtrohen dhe djersijnë më shumë duke u dehidratuar rregullisht. Dehidratimi është identifikuar si shkaktar i mundshëm i ngërçeve muskulare. Këto të fundit shfaqen më shumë në rastet e shtatzanisë, depresionit, artritit dhe tensionit të lartë.

Ekspertët thonë se njerëzit që kryejnë shtendosje të rregullta të gjymtyrëve përpara gjumit pësojnë më pak kontraktime. Konsumi i shumë ushqimeve me magnez është i këshillueshëm kundër ngërçeve. Ushqime të pasura me magnez janë fasulet, arrorët, drithërat e plota dhe barishtet. Përpos ushqimeve, duhet të siguroheni që të pini shumë ujë gjatë ditës dhe të merrni edhe vitamina B./E.Ç

Të fundit

Trump bashkëpunon me Putin? Gjermania dyshon te presidenti amerikan

Gjermania hedh hije të forta dyshimi për nëse Donald Trump është në gjendje të shërbejë si një aktor paqeje...

Arrestimet tek “Bankers”, reagon Sindikata: Do mbrojmë punonjësit

Pas aksionit në kompaninë “Bankers” që për 20 vite ka shmangur taksat, ka reaguar Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ku thekson se do të mbrojë...

Kapen 3 tonë kokainë në Ekuador! Autoritetet: I përket mafias shqiptare

Tre tonë kokainë janë sekuestruar në Ekuador, sasi e cila sipas autoriteteve i përket mafies shqiptare që është e lidhur me kartelet e drogës...

“Miku më i besueshëm i babit”, djali i Hashim Thaçit uron Ramën për ditëlindje

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka ndarë një urim të veçantë për ditëlindjen e kryeministrit Edi Rama. Ai ka bërë...

Rusia: Fundi i luftës në Ukrainë aktualisht nuk duket i mundur

Rusia thotë se arritja e qëllimeve të saj në Ukrainë me mjete diplomatike "nuk duket e mundur" për momentin. Sipas mediave të huaja, zëdhënësi i...

Lajme të tjera

Web TV