Ky shtet po krijon “imitues të shpërthimit bërthamor”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I vetmi ndryshim është se nuk lëshon rrezatim, sepse gjithçka është rezultat i TNT, lëngjeve të ndezshme dhe kimikateve.

Aspekti më i tmerrshëm është qëllimi i simulakrumit, i patentuar nga shkencëtarët e Akademisë Ushtarake “Gjeneral Khrulev”.

Siç ka bërë me dije Tass, “shpikja do të shërbejë për të përgatitur forcat tokësore për operacione në kushte të shkaktuara nga shpërthimi i një koke bërthamore taktike”.

Ndaj ushtria ruse synon të stërvitë njësitë e saj për të luftuar nën shiun e bombave atomike, duke i mësuar ato të përballen me situatën reale të shkaktuar nga arma më shkatërruese: një spektër që njerëzimi e kishte varrosur nën rrënojat e Murit të Berlinit, më shumë se 30 vite më parë.

Më herët Financial Times ka nxjerrë dokumente tepër sekrete, me sa duket të marra nga spiunazhi perëndimor, që tregojnë se Moska do të ishte gati të përdorte armë bërthamore taktike në rast të një pushtimi nga Kina ose humbjeve serioze ose kërcënimeve ushtarake ndaj fronteve të tjera.

Ky nuk është një aspekt teknik, një nga manovrat e shumta surreale të paraqitura në lojëra luftarake, por një hap i rëndësishëm përpara në kapërcimin e çdo vije të kuqe dhe duke marrë parasysh seriozisht përdorimin e bombës atomike.

Që nga pushtimi i Ukrainës, makthi i madh kolektiv është pikërisht mundësia që presidenti rus Vladimir Putin të mund të lëshojë një bombë taktike, të konceptuar me një fuqi dhe rreze të kufizuar në krahasim me kokat strategjike ndërkontinentale, sepse ajo është e destinuar të prekë fushën e betejës.

Megjithatë, nuk duhet të harrohet se këto janë ende fuqi më të larta se bombat e lëshuara në Hiroshima dhe Nagasaki.

Kremlini e ka mohuar gjithmonë, por shpesh është evokuar nga anëtarët e nomenklaturës të viteve ’90.

Çka e bën këtë skenar rrëqethës gjithnjë e më pak hipotetik nuk është vetëm patenta e “imituesit”.

Një raport masiv nga IISS – Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike – shqyrton të gjitha zhvillimet teknike dhe doktrinore ruse në fushën e armëve bërthamore taktike.

Klienti i studimit është domethënës: Komanda e forcave amerikane në Evropë, pra kush do të duhet të përballet me kërcënimin dhe të vendosë për reagimin. Dhe përfundimet nuk janë aspak qetësuese.

Që nga rënia e BRSS-së e në vazhdim, Kremlini ka rivlerësuar në mënyrë progresive përdorimin e këtyre pajisjeve si një mjet për të afirmuar statusin e tij si një fuqi e madhe.

Një rishikim që filloi në vitin 1999 pas luftës së Kosovës, i cili demonstroi aftësinë e NATO-s për të fituar një konflikt vetëm me aviacionin dhe për të ndryshuar hartat e kontinentit, ndërkohë që Rusia e Yeltsin-it po binte në një krizë të thellë.

Duke vepruar si sekretar në takimin e parë të nivelit shumë të lartë, në të cilin u diskutua përsëri bomba, ishte një drejtor i ri i inteligjencës: Vladimir Putin, njeriu që më vonë rivitalizoi arsenalin më vdekjeprurës.

Lexo edhe :  Sulmi terrorist në Magdeburg, qytetarët vendosin lule në shenjë nderimi për viktimat

Që atëherë – thuhet në dosjen e IISS – “kokat taktike kanë marrë një rol të rëndësishëm si parandalues ​​për të ndaluar konfliktet e padëshiruara, për t’i dhënë formë planifikimit të nismave të luftës, për të kufizuar përshkallëzimin e një konflikti dhe për të siguruar që Moska të mbizotërojë në çdo luftë”.

Problemi i vërtetë është se sot Putin beson se këto armë janë të afta t’i japin atij “një avantazh ndaj vendeve fqinje, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të tyre”.

Kjo është një çështje kyçe.

Bilanci i terrorit gjatë Luftës së Ftohtë bazohej në sigurinë e shkatërrimit të ndërsjellë: përdorimi i një bombe të vetme do të kishte shkaktuar apokalipsin, duke djegur metropolet e të dy blloqeve.

Tashmë në vitet 1970, NATO e kishte thyer këtë ekuacion, duke futur elementë taktikë në planet e saj të mbrojtjes për të kundërshtuar përparimin e divizioneve të blinduara sovjetike në Evropë: besonte se Moska nuk do të përgjigjej duke goditur Shtetet ose qytetet.

Rreziku më i madh i hipotetizuar nga komanda e lartë ishte një sfidë bërthamore e “kufizuar” në fushat e betejës: gjëra që tashmë në atë kohë përcillnin një ndjenjë çmendurie.

Tani situata është ndoshta më keq. Sepse udhëheqësit rusë “ndoshta i kushtojnë pak konsideratë arsenalit amerikan të municioneve taktike si një kërcënim domethënës”.

Në praktikë, ata ndihen superiorë në këtë sektor: “teksa mbajnë të njëjtat pajisje si SHBA-të në bombat e hedhura nga avionët, ata megjithatë kanë zhvilluar një sërë opsionesh me rreze të shkurtër dhe të mesme, të cilat u japin besimin e një avantazhi në menaxhimin e krizave në përshkallëzim dhe fuqinë për të imponuar rezultatin e një konflikti. Një avantazh që kompenson mungesën e besimit në forcat e tyre konvencionale”.

Moska ka prodhuar modele të ndryshme raketash të lëshuara nga mjete tokësore vetëlëvizëse, anije dhe nëndetëse me dy mijë koka bërthamore.

Dallimi nuk ka të bëjë vetëm me inovacionin teknologjik, sepse ekziston një fakt më i rëndësishëm: “Perceptimi i Moskës për mungesën e vullnetit të besueshëm perëndimor për të përdorur armë bërthamore ose për të mbajtur humbje të mëdha në një konflikt, forcon më tej doktrinën dhe mendimet agresive mbi përdorimin nga këto armë”.

Ideja për të hedhur një ose më shumë bomba atomike, të cilat fshijnë gjithçka në një rreze prej pesë deri në dhjetë kilometra, pa rrezikuar pasoja. Kështu kokat taktike pushojnë së qeni një tabu dhe sipas studimit është “shumë e mundur që Putini t’i konsiderojë ato si një nga mjetet fleksibël që ai mund të përdorë për të arritur objektiva të ndryshëm”./O.S

Të fundit

A beson Arjan Çani në Zot?

Të "Pashoq" vjen në këtë atmosferë Krishtlindjeje, me një puntatë speciale dhe një të ftuar po kaq special. Arian Çani...

Sa herë e ka tradhtuar? Blendi Fevziu çudit: E kam humbur gruan 11 vite vetëm se..

Gazetari i njohur i emisionit ‘Opinion’ Blendi Fevziu ditën e sotme ka qenë pjesë e një interviste për revistën ‘Class’. Ai i është përgjigjur ‘100...

Si mund ta arrijë Berisha, qeverinë teknike! Flet Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Intervistën e Ditës nga Ermal Peçi në Dritare TV tha se Sali Berisha nuk mund ta kushtëzojë Edi...

Eksperti i sigurisë ushqimore: Shqiptarët po helmohen me pesticide

Eksperti i sigurisë ushqimore Ervin Resuli ka folur për problematikat me ushqimet dhe debatin e ditëve të fundit me pesticidet në fruta. Ai ka vlerësuar...

“Shqipëria, Maldivet e Evropës”/ Kumbaro: Reklama më e mirë, turistët!

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, gjatë intervistës për “Real Story” foli gjithashtu edhe për cilësimin që shpesh po i bëhet Shqipërisë si...

Lajme të tjera

Web TV