Samiti në Tiranë, Berisha: Rama dhe Vuçiç nuk shqiptuan fjalën, sanksione ndaj Rusisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

TIRANË – Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e tij përpara mbështetësve, nga shtëpia e tij, ku ndodhet në arrest shtëpie në rrugën “Mustafa Matohiti”, ka komentuar Samitin e sotëm për Ukrainën. Berisha tha se Rama dhe Vuçiç në këtë samit nuk kanë shqiptuar njëherë të vetme fjalën ‘sanksione ndaj Rusisë’.

“Është e hidhur miq, që në deklaratën e sotme të samitit, padroni dhe argati Rama dhe Vuçiç, nuk shqipëroi njëherë të vetme fjalën sanksione ndaj Rusisë.

Nuk shqipëroi një herë të vetme fjalën rrezik rus për Ballkanin.

Nuk shqipëroi një herë të vetme emrin e barbarit Vladimir Putin.

 

 

Miqtë e mi, të lëshosh një komunikatë me qindra e qindra fjalë dhe të mos guxosh të përmendësh njëherë barbarin Putin për agresionin e tij ndaj Ukrainës, është njëlloj sikundër të flisje për nazistët dhe të mos flisje për Hitlerin.

Po pse ndodh kjo?

Si ka mundësi që një komunikatë e publikuar nga krerë shtetesh dhe qeverish në kryeqytetin e një vendi të NATO-s, nuk guxon të thotë një fjalë të vetme, të përmende njëherë Vladimir Putinin, barbarin që urdhëroi sulmin mbi Ukrainën?

Arsyeja është vetëm një: në konferencë ishte Putini i vogël, ishte Aleksandër Vuçiç.

Dominimi i tij në samit ishte i papranueshëm.

Për vete ai nuk respekton sanksionet ndaj Rusisë. Përkundrazi, ka shndërruar Serbinë në një prapavijë të fuqishme të Rusisë së Putinit.

Po mirë ai, po vendet e tjera, çfarë kishin që s’mund të përmendnin sanksionet ndaj Rusisë?

Kjo sepse mikpritësi i samitit, Edvin Rama, është argati i Vuçiçit dhe ata së bashku nuk lejuan të përmendej një herë të vetme fjala sanksione ndaj Rusisë, të përmendej një herë të vetme emri i Vladimir Putinit.

Lexo edhe :  “Ecim”, Rama për lirimin e hapësirave publike: Çarja e bllokadave vazhdon

Qoftë si guxim për ta denoncuar siç e meriton, por edhe në respekt të mikut të shquar, i cili ka guxim dhe kurajo në emër të popullit të tij ta denoncojë atë si një barbar të vërtetë”, u shpreh Berisha./O.S

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV