Zërat për lidhjen e re të Chiara Ferragni-t

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Chiara Ferragni dhe Tomaso Trussardi mund të jenë në një lidhje. Ky ishte lajmi që po qarkullonte si thashethem për disa ditë në mediat italiane. Deri në momentin kur “ANSA” mori një prononcim nga stafi i sipërmarrësit të njohur që e mohoi lidhjen në mënyrë kategorike.

“Chiara dhe Tomaso as nuk e njohin njëri-tjetrin. Ata janë takuar vetëm një herë në një sfilatë mode para 5 a 6 vitesh”, u shprehën burimet pranë Trussardi.

Lajmet për një lidhje mes tyre nisën të qarkullojë para se të flitej për largimin e Fedez nga shtëpia e çiftit. I pari që hapi fjalë për këtë çift të mundshëm ishte Davide Maggio, një blogger që konsiderohet ekspert i thashethemeve të showbiz-it.

Të dy po e mohojnë lidhjen shkruajnë mediat italiane, por në 2022-shin, flitej për një miqësi të mirë mes Chiara-s dhe trashgimtarit të shtëpisë së modës Trussardi.

Sipas mediave, asokohe, sipërmarrësi u nda nga partnerja dhe Ferragni ishte mikesha që e ngushëlloi me sinqeritet. Thashethemet për këtë temë kanë arritur deri në pikën ku është thënë se Fedez ndihet i acaruar dhe dyshon shumë te raporti miqësor i bashkëshortes dhe Tomaso, ndërkohë që të dyja palët kanë nxituar të mohojnë lidhjen duke përdorur palë të treta.

Chiara Ferragni dhe Fedez kanë javë që përfliten për një divorc të mundshëm dhe krizë të thellë në martesën e tyre./E.Ç

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV