Ekzekutoi 40-vjeçarin/ Babai i autorit jetonte me familjen e viktimës! Zbardhen detaje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ilo Lulla qëlloi me armë zjarri katër herë drejt Emiljano Pine, i cili humbi jetën rrugës për në spital, ndërsa më pas qëlloi veten.

Dëgjova krisma mbrëmë. I thashë gruas mos janë fishekzjarre dhe nuk dola në moment. Kur dola për të mbyllur derën pashë çfarë kishte ndodhur. Nuk njihja asnjërin prej tyre”- tha një banor i zonës.

Jashtë kamerave, fqinjët e Emiljano Pines kanë treguar se familja jetonte me qera. Ndërkohë që babai i autorit të ngjarjes bashkëjetonte me familjen e Emiljanos prej 4 vitesh. Nëna e Emiljanos kujdesej për shkak të pamundësive të tij fizike dhe moshës. Sipas banorëve, babai i Emiljanos kishte 1 vit që kishte ndërruar jetë dhe ata e vazhdonin bashkëjetesën.

Sipas burimeve nga policia, bëhet me dije se pista kryesore e hetimeve mbetet trashëgimia e një apartamenti në pronësi të babait të autorit të ngjarjes, i cili donte tja linte si trashëgimi djalit të kujdestares. Ilo Lluka ishte emigrant, jetonte në Greqi dhe pasi ka marrë vesh vendimin e të atit për shtëpinë, është kthyer nga shteti grek dhe mbrëmjen e djeshme vrau Emiljanon e më pas veten. 61 vjeçari Lluka njihet si përdorues i pijeve alkoolike ndërsa ekspertiza mjeko ligjore ende nuk e ka konfirmuar nëse ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin kur kreu krimin./O.S

Të fundit

Trump bën thirrje për ndihmë urgjente në Gaza: Çdo grimcë ushqimi duhet të hyjë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë për ndihmë humanitare në Rripin e Gazës, duke...

Çështja “Epstein”, Trump kërkon dëshminë e miliarderit Rupert Murdoch

Trump kërkon që Rupert Murdoch të dëshmojë brenda dy javësh në çështjen për shpifje ndaj Wall Street Journal Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka kërkuar...

Vrau 52-vjeçaren në banesën e saj dhe i vuri flakën, policia zbardh ngjarjen e rëndë

Policia e Pogradecit ka zbardhur rrethanat dhe autorësinë e ngjarjes së rëndë të ndodhur dje, në Pogradec, ku një 31-vjeçar vrau me thikë një...

Plagoset rëndë me thikë i moshuari në Durrës, detajet e para nga ngjarja

Një person ka mbetur i plagosur me thikë në Durrës. Bëhet fjalë për një 70-vjeçar i cili ndodhet në gjendje të rëndë. Autor i kësaj...

Shërbimi sekret serb, 10 vite që përdor “software” të dyshimtë vëzhgimi

Një dokument me shenjën “rreptësisht konfidenciale” i është drejtuar Agjencisë serbe për Siguri dhe Informim (BIA). Ai përmban një ofertë për rinovimin e licencës...

Lajme të tjera

Web TV