Flet shefi që gatoi për Zelensky-n në Tiranë: Ushqimin e provova unë për arsye sigurie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e djeshme pas samitit që u mbajt për Ukrainën në Tiranë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ndal për të konsumuar drekën në kryeqytet në shoqëri të kryeministrit Edi Rama dhe disa prej liderëve të rajonit të Evropës Juglindore.

Shefi i i kuzhinës në restorantin ku Zelensky konsumoi vaktin ushqimor para se të largohej nga Tirana, zbuloi detaje që nga masat e marra për sigurinë e deri tek fakti që ushqimin e kishte provuar ai vetë para se t’ja shërbente presidentit ukrainas dhe liderëve të tjerë.

“Gjëja që ishte më ndryshe nga të tjerat këtë radhë ishte çështja e sigurisë. Rojat e Zelenskit ishin në gjithë lokalin tim. Ushqimin nuk e provuan, por unë vetë, po… Po flasim për një person, vendi i të cilit është në luftë. Pavarësisht se është bërë personazh nga mediet dhe situata, përgjegjësia nuk ishte e lehtë. Nuk ishte vetëm prezenca e tij, por edhe delegacionet e tjera shoqëruese në salla të ndryshme, rreth 100 persona në total… Afër Zelenskit ishte ulur kryeministri Rama. Në anën tjetër ishte ndoshta kryeministri i Kroacisë dhe në krahun tjetër presidentja e Kosovës. Presidenti [Aleksandër] Vuçiç nuk ishte për drekë,” u shpreh z. Gjepali.

Gjatë kohës që Zelensky dhe liderët e tjerë po konsumonin drekën, jashtë restorantit që ndodhej në qendër të Tiranës, u morën masa të rrepta sigurie duke u ndaluar edhe qarkullimi i qytetarëve përreth objektit./E.T

Të fundit

Vazhdojnë zjarri në Tujan, tymi mbërrin në qendër të kryeqytetit

Një vatër zjarri që është aktivizuar prej ditës së djeshme në fshatin Tujan, në afërsi të Tiranës, vijon të...

Berisha lajmëron aksionin e parë opozitar në kuvend

Partia Demokratike ka lajmëruar aksionin e parë politik në Kuvend me nisjen e legjislaturës së re në Shtator. Sali Berisha deklaroi se do të...

Kurti: Serbia tentoi minimin e sovranitetit të Kosovës

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në edicionin e tetë të Konferencës së Ambasadorëve, tha se përpjekjet e Serbisë për të...

Çfarë nuk duhet të lini nëmakinë në ditët e nxehta?

Dielli dhe nxehtësia ndikojnë keq në disa gjëra që i përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në makinë. Duket e arsyeshme të mbash...

11 gusht 2003 – NATO merr komandën e misionit ISAF në Afganistan

Më 11 gusht 2003, NATO mori zyrtarisht komandën e Forcës Ndërkombëtare të Ndihmës për Sigurinë (ISAF) në Afganistan, duke shënuar kështu operacionin e saj...

Lajme të tjera

Web TV