Veliaj në Njësinë 8: Hapja e partisë do na sigurojë fitore absolute për mandatin e katërt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse na ndajnë një vit nga zgjedhjet parlamentare të 2025, Partia Socialiste në kryeqytet ka ndezur motorët për të siguruar një mandat tjetër. Gjatë fushatës së anëtarësimeve të reja në Njësinë 8 në Tiranë, Drejtuesi Politik i PS për Qarkun, Erion Veliaj shprehu bindjen se falë kësaj hapje të partisë, PS do të shkojë drejt një fitoreje absolute për mandatin e katërt të Edi Ramës në krye të punëve të vendit.

“Të rinjtë që futen në organizatat tona sjellin një energji të jashtëzakonshme, sjellin freski, sjellin përvoja, sjellin edhe disa pyetje që rinia ka sot, për të cilat ne nuk duhet të humbasin kurrë kontaktet. Pulsi i partisë rreh njësoj si pulsi i Tiranës dhe pulsi i Shqipërisë dhe nëse ne mund të mbajmë këtë frymë hapje, ne do shkojmë patjetër në një fitore absolute për mandatin e katërt të Edi Ramës dhe partisë tonë, familjes tonë socialiste”, deklaroi ai.

Veliaj nënvizoi se bashkë me prurjet e reja lind edhe nevoja për një riformatim të partisë.

“Ne sot jemi në ditët tona më të mira, jo vetëm si qytet, por edhe si parti. Nuk është mëkat të mendosh ndryshe, ashtu siç nuk është mëkat të ndërrosh mendje. Në qoftë se dikush ka menduar ndryshe, shumë mirë. Nëse ka ndërruar mendje dhe është bërë me ne, akoma më mirë. Ndaj, gjithë fryma duhet të jetë për të përqafuar këdo që bashkohet, e këdo që mund të na japë një kontribut. Fakti që PS, pas atyre viteve të vështira në opozitë është sot në mazhorancë, do të thotë se shumë njerëz që nuk na votonin, pra votonin dikë tjetër, ndërruan mendje. PS ka vend për të gjithë”, theksoi ai./e.t

Të fundit

“Hirushja” e Botërorit të Klubeve, Fluminese mposht Al Hilal dhe arrin gjysmëfinalen

Fluminense mund të quhet me plotë gojë “Hirushja” e këtij Botërori për Klube. Skuadra braziliane triumfoi mbrëmjen e sotme...

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të premten për Reuters një zyrtar...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

Lajme të tjera

Web TV