Mbi 200 mijë euro dëm në biznes e shtëpi/ Banori rrëfen momentet e tmerrit nga shpërthimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një prej banorëve të zonës ku ndodhi shpërthimi në Lushnjë, tha se dëmet materiale në banesën dhe biznesin ku punonte së bashku me familjarët e tij ishin tepër të mëdha.

Sipas tij dëmi për biznesin e elektroshtëpiakeve llogaritet mbi 200 mijë euro, ndërsa rrëfeu edhe momentin e shpërthimit duke treguar se, punëtorët dhe familjarët kishin përjetuar momente tmerri me xhamat që binin përreth tyre.

“Isha duke punuar poshtë. Fëmijët ishin duke luajtur këtu, njerëzit e tjerë në dhomën e pritjes. Për momentin thjesht mendova për ata, u ngjita lart, i kapa i nxora jashtë thjesht të shpëtonim ata pa menduar gjë tjetër.

Falë Zotit nuk kemi asnjë dëmtim në njerëz. 4 anëtarë jemi në familje, në total ishim 10 persona që rrezikoheshim.

(Dëmet në biznesin e elektroshtëpiakeve) Biznesin e ka kunati, po punoj edhe unë me të. Nuk e nxjerrim dot vlerën por llogaritet rreth mbi 200 mijë euro. Vala goditëse ishte goxha e fuqishme. Nuk po merrnim vesh cfarë po ndodhte. Një zhurmë shumë e madhe, xhamat binin gjithandej, fëmijët të trembur”./e.t

Të fundit

A do i pranojë PD 50 mandatet në Kuvend?

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet sot nga gazetaret nëse PD do të pranojë në shtator 50...

Berisha konteston sërish votën e diasporës/ Zarfet u plotësuan nga patronazhistët!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përsëritur akuzat për manipulim të votës në zgjedhje, duke hedhur dyshime të rënda mbi procesin e votimit...

Elisa Spiropali e ftuar nderi në Parlamentin e Austrisë

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, ishte sot e ftuara e nderit në Mëngjesin e Lutjeve në Parlamentin e Austrisë. Mëngjesi i Lutjeve është një...

Pse operacioni u zhvillua pas zgjedhjeve? Ja si përgjigjet kreu i SPAK, Altin Dumani

Kreu i SPAK, Altin Dumani tha se operacioni ndërkombëtar kundër trafikut të drogës, ku u godit një grup kriminal shqiptar nuk ka lidhje me...

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë!

Për shkak të reshjeve të shiut që kanë përfshirë të gjithë vendin tonë, në Vlorë është ndaluar lundrimi për disa mjete për sot dhe...

Lajme të tjera

Web TV