Rusët publikojnë audio-përgjimin: Gjermania po përgatit sulm me raketa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet gjermane po hetojnë rrjedhjen e një regjistrimi audio në të cilin oficerët ushtarakë gjermanë dyshohet se diskutonin mbështetjen për Ukrainën, duke përfshirë përdorimin e mundshëm të raketave Taurus.

Kancelari Olaf Scholz e quajti atë një “çështje shumë serioze” pasi audio u publikua në Rusi nga media shtetërore “Russia Today”, duke shtuar se qeveria gjermane po punonte për të sqaruar incidentin “me shumë kujdes, shumë intensivisht dhe shumë shpejt”, njoftoi agjencia e lajmeve “Reuters”.

Gjatë bisedës së regjistruar, zyrtarët ushtarakë thuhet se diskutuan gjithashtu objektiva të mundshëm, duke përfshirë Urën e Kerçit që lidh Rusinë dhe Krimenë e pushtuar.

Shërbimi Ushtarak i Kundërzbulimit të Gjermanisë ka nisur një hetim për të zbuluar “nëse komunikimet e brendshme brenda forcave ajrore” mund të ishin përgjuar, tha ministria gjermane e mbrojtjes. Berlini ka hezituar të furnizojë Kievin me raketa të fuqishme, një çështje kjo që po copëton koalicionin qeveritar të vendit.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov e quajti ‘një vetekspozim flagrant’ regjistrimin audio të publikuar në mediat ruse. Duke folur për gazetarin në Antalia të Turqisë, Lavrov foli për “planet dinake të (forcave të armatosura gjermane), të cilat u bënë të dukshme për shkak të publikimit të këtij regjistrimi audio.

Një zëdhënës i ministrisë gjermane të mbrojtjes tha se nuk mund të konfirmonte vërtetësinë e regjistrimit, por Zyra Federale për Shërbimin Ushtarak të Kundërzbulimit po heton çështjen dhe do të ndërmerren të gjithë hapat e nevojshëm./O.S

Të fundit

28 gusht 1521: Osmanët zgjerohen në Evropë, Sulejmani i Madhërishëm merr Beogradin

Në fillim të shekullit XVI, Perandoria Osmane ishte në një fazë të fuqishme të zgjerimit territorial. Nën udhëheqjen e...

Horoskopi ditor, 28 Gusht 2025

Dashi Do luani shume me ndjenjat e partnerit tuaj sot dhe do e lëndoni tej mase atë. Marrëdhënia mes jush nuk do ece aspak si...

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë mundëson komunikimin e qytetit me...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

Lajme të tjera

Web TV