U përfol për një ndarje nga partnerja e tij pas një viti martesë, reagon Eroz Gezda

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Së fundmi kryeartikujt e mediave rozë u pushtuan me lajmin se Eroz Gezda dhe partnerja e tij, Ajsel Abazi po përjetonin një krizë në marrëdhënien e tyre.

Lajmet për një ndarje mes tyre kanë lindur pikërisht nga fakti se dyshja nuk e ndjek më njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Gjithashtu, në profilet përkatëse në rrjetet sociale Grezda dhe Abazi i kanë fshirë fotot e përbashkëta.

Mirëpo lidhur me këto lajme, futbollisti i njohur ka reaguar përmes një postimi të bërë në profilin e tij të Instagramit, përmes të cilit ka sqaruar se mes tij dhe partnerës nuk ka as ndarje as tradhti.

Si guxoni të bëni shkrime të tilla duke u bazuar nga një “follow-unfollow”? Kushdo që ka marrë guximin për të shkruajtur një titull kaq të rëndë, pa të drejtë dhe pa argument, ta dijë që ka familjar që preken nga këto shkrime. As ndarje as tradhti nuk ka patur por e shoh që ka ardhur kohë që duhet të bësh një postim që të sqarosh çdo gjë”.

Kujtojmë që Eroz dhe Ajsel u martuan në fshehtësi të plotë në janar të vitit 2023, ndërsa disa muaj më pas ata u bënë prindër për herë të parë. Çifti solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Kian./O.S

Të fundit

Nikolla mesazh në ditën e lindjes së Skënderbeut: Mbrojtës i Kontinentit të Vjetër

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka përkujtuar sot heroin tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, në përvjetorin e ditës së lindjes së...

“Shqipëria, rritjen më pozitive në rajon”/ BSH: Ecuria ekonomike pritet të arrijë në 3.8%

Ecuria e ekonomisë shqiptare gjatë këtij vitit parashikohet të jetë optimiste duke lënë pas vendet e rajonit. Në raportin e Stabilitetin Financiar të Bankës...

Zhvlerësohen valutat/ Konfindustria: Të ulet çmimi i karburantit, treg oligopol

Çmimi i karburantit në vend duhet të ulet, thotë Konfindustria, për shkak se monedhat e huaja janë zhvlerësuar. Në një reagim zyrtar, Konfindustria thotë...

“Ka hedhur një shashkë shtëpia ka shpërthyer”/Kush banor mund të fitojë BBV3 sipas Lisit?

I ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up” ka qenë ish-banori i “Big Brother VIP3”, Elvis Myrta. Ai ka folur lidhur me situatat e...

Agron Llakaj kujton babain e ndjerë, publikon foton: Ditëlindja e parë pranë Zotit!

Aktori i njohur i humorit Agron Llakaj, rreth një viti më parë, humbi babain e tij. Sot, është ditëlindja e parë që babai i...

Lajme të tjera

Web TV